LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur goditja e fuqishme e Ruizit e zuri në befasi Joshuan

Momenti kur goditja e fuqishme e Ruizit e zuri në befasi Joshuan

Andy Ruiz i ka shkaktuar mbrëmë shumë probleme Anthony Joshuas që të qëndrojë në këmbë, pas nokautit që i bëri në raundin e shtatë.

Boksieri amerikano-meksikan i dha fillimisht një goditje të fuqishme me të djathtën britanikut, për ta lënë të tronditur dhe të hutuar për pjesën tjetër të meçit.

Ruiz ishte rrëzuar nga Joshua në raundin e tretë, por ai u rikthye po në këtë raund për ta rrëzuar edhe atë në dysheme – edhe atë dy herë duke bërë që të shpëtohej nga gongu.


Kur u mendua se boksieri britanik po këndellej nga ai rrëzim, meksikano-amerikani e rrëzoi edhe dy herë të tjera në raundin e shtatë duke e fituar meçin me nokaut teknik dhe ia rrëmbeu titujt e kampionit të botës, IBF, WBA, IBO dhe WBO.

Joshua ishte dëgjuar pas raundit të pestë duke e pyetur trajnerin e tij, Rob McCracken, se përse ndihem çuditshëm dhe se sa raunde kishin mbetur.

Promoteri Hearn: Joshua është i shkatërruar, mund të mos kthehet i njëjti
Lexo po ashtu Promoteri Hearn: Joshua është i shkatërruar, mund të mos kthehet i njëjti

Britaniku duket se ishte trullosur nga goditja e parë e Ruizit, që ishte një e djathtë e fuqishme, ndërsa promoteri i tij, Eddie Hearn, ka deklaruar se ai mund të mos rikthehet në formën e njëjtë.

Joshua pësoi humbjen e parë në deri më tani në karrierën e tij si profesionist, ka humbur katër titujt e botës, ndërsa tani në statistikat e tij shkruan se ka 21 fitore me nokaut, një me pikë dhe një humbje. /Telegrafi/