Sa herë që dëgjojmë për festivalet e demave mendja na shkon drejt tek njerëzit e lënduar, pasi çdo herë që organizohen këto festivale shumë qytetarë e pësojnë keq.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe këto ditë gjatë festivalit të demave të organizuar në Spanjë, ku dy burra i kanë shpëtuar vdekjes për një fije floku, transmeton Telegrafi.


Në rastin e parë demi kishte arritur t’i fut brinjët në rrethojën e hekurt pas të cilët fshihej një burrë, por që e pësoi shumë keq, transmeton Telegrafi.

Ndërsa disa orë më vonë, burri tjetër ka pësuar edhe më keq i cili derisa po qëndronte në tribunë ulur sulmohet nga demi, i cili e hedh disa herë në ajër duke ia ngulur brinjët në gjoks.

Edhe pse kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ata i kanë shpëtuar vdekjes. /Telegrafi/