Liverpooli fitoi Superkupën e Evropës mbrëmë (e mërkurë), pasi mposhti Chelsean (5-4) në penallti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen 2-2.

Tammy Abraham humbi goditjen vendimtare duke i dhënë Redsave trofeun e tyre të dytë në vetëm tre muaj.


Loja përfundoi 2-2 pas vazhdimeve, me Sadio Mane që shënoi dy gola, ndërsa për Blutë shënuan Olivier Giroud dhe Jorginho.

Ishte një lojë shumë e barabartë në të gjithë aspektet, me N'Golo Kante lehtësisht lojtarin më të mirë në fushë gjatë 120 minutave të lojës.

Francezi u hodh përsëri në formacionin titullar dhe ishte i padiskutueshëm në mesin e fushës duke mbrojtur shkëlqyeshëm dhe duke qenë një kërcënim i vazhdueshëm në sulm.

Sidoqoftë, e vetmja gjë që Kante nuk mund të bëjë është të markojë një qendërmbrojtës në rivënie këndore.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mbrëmë në Stamboll.

kante van dijk 2

Pamjet u bënë shpejt virale në një aksion kur Kante provonte të markonte Virgil van Dijk dhe ishte diçka thjesht fantastike.

E gjithë kjo pasi Van Dijk është i gjatë 6'4" (1.93 cm), ndërsa Kante qëndron tek 5'6'' (1.67 cm).

Për fat të mirë të Chelseat, topi nuk shkoi tek koka e mbrojtësit holandez pasi shumë lehtë mund të shënonte. /Telegrafi/

telegrafi sport app