Momenti emocionues kur presidentja e Kroacisë nuk i mbajti lotët teksa përqafoi Modricin
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka qenë një prej shembujve më të mirë për politikanët gjatë Kampionatit të sivjetmë Botëror.
Përveçse një tifoze e flaktë e përfaqësuese së saj, ajo vazhdimisht është paraqitur me simbole kombëtare në tribuna duke anashkaluar protokollet e veshjeve serioze.

Kjo ka bërë që 50-vjeçarja të fitojë simpatinë e tifozëve të futbollit nga e gjithë.
Kombëtarja e Kroacisë nuk arriti që ta fitonte Kupën e Botës, pasi në finale të Kampionatit Botëror, 'Rusia 2018', pësoi me rezultat 4-2.

E pranishme në Luzhniki Stadium ishte edhe Kolinda, e cila u kujdes për t'i ngushëlluar lojtarët e Kroacisë.
Megjithatë, në momentin e përqafimit të kapitenit Luka Modric, edhe ajo kishte nevojë për një ngushëllim, duke qenë se nuk arriti t'i mbante lotët.

Ndryshe, Modric u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror duke e fituar çmimin 'Topi i Artë'. /Telegrafi/
https://twitter.com/SwarrajPune/status/1018554984827379712





























