Momente tensionuese - Edi dhe Bia shfaqen më të afërt se kurrë në BBVK

Foto: Instagram
Momente tensionuese e intime kanë ndodhur së fundmi mes Bia Khalifës dhe Eduard Kuçit gjatë mbrëmjes së kaluar.
Teksa Bia i thoshte Edit se janë vetëm shokë, dhe ky i fundit tha se do ta mbajnë raportin në këtë mënyrë, ajo i hipi sipër konkurrentit.
Situata shumë shpejt mori një kthesë tjetër, teksa pati çaste shumë të nxehta mes tyre.

Këto u komentuan jashtëzakonisht shumë, marrë parasysh raportin e Edit me Dolcen.
Ata kanë qenë një nga çiftet e krijuara në këtë edicion, ndonëse kjo lidhje mori fund shpejt.
Për Dolcen ishte thjesht një njohje dhe se nuk ka interes më tej për të.
Ata u dakorduan që t'i japin fund raportit e të qëndrojnë vetëm miq. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































