LAJMI I FUNDIT:

Momente rrëqethëse nga Turqia, ekipet e shpëtimit bërtasin njëzëri me shpresën për të dëgjuar një zë nën rrënoja – pastaj mbretëron qetësia absolute

Momente rrëqethëse nga Turqia, ekipet e shpëtimit bërtasin njëzëri me shpresën për të dëgjuar një zë nën rrënoja – pastaj mbretëron qetësia absolute

Një ndër videot më prekëse është publikuar në rrjetet sociale mbi situatën aktuale në Turqi, vendi që u godit nga një tërmet shkatërrues të hënën së bashku me Sirinë.

Deri më tani është konfirmuar se mbi 22 mijë njerëz kanë vdekur nga tërmeti 7.8 shkallësh Rihter, transmeton Telegrafi.


Ekipet e shpëtimit janë duke zhvilluar kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja.

Një video e ndarë në rrjetet sociale, e xhiruar diku në Turqi, tregon se si ekipet e shpëtimit së bashku dhe banorët po bërtisnin njëherazi në përpjekje për t’ju çuar një mesazh të mbijetuarve të mundshëm te rrënojat e një objekti.

Me këtë veprim ekipet e shpëtimit po i dërgojnë atyre një sinjal, dhe të njëjtën kohë po kërkojnë një përgjigje nga të mbijetuarit.

Por ajo që është më e rënda nga të gjitha është qetësia poshtë rrënojave, me gjithë përpjekjet, për të marrë sado një sinjal të vogël, nga aty poshtë nuk dëgjohet asnjë zë i vetëm.

Megjithatë, nuk dihet se në cilin qytet të Turqisë ka ndodhur kjo dhe kur.  /Telegrafi/