Kishte një konfuzion mbi golin e Kylian Mbappes që përfundimisht fitoi Ligën e Kombeve për Francën, pasi një lojtar i Spanjës shkatërroi kurthin e tij jashtë loje.

Furia e Kuqe kishte kaluar në avantazh përmes Mikel Oyarzabal dhe super goli i Karim Benzemas e anuloi atë pothuajse menjëherë.


Mbappe më pas pranoi një asistim nga Theo Hernandez dhe mposhti Unai Simon ballëpërballë për atë që doli të ishte goli i fitores.

Repriza sugjeroi se Mbbape ishte jashtë loje, pasi ai nuk ishte në vi me Eric Garcian.

Sidoqoftë, ishte pikërisht anëtari i Barcelonës që shkatërroi kurthin e tij të pozitës jashtë loje duke kontaktuar me topin, pasi kishte një prekje të vogël.

Ajo prekje e anuloi9 pozitën jashtë loje dhe do të thotë që Mbappe shënoi një gol të rregullt.

Mediat spanjolle e konsideruan atë një 'skandal', por rregullat e lojës thonë se Eric Garcia kishte kontakt me topin.

Sikur ai ta linte kalimin, aksioni do të ishte ndaluar për pozitë jashtë loje.

Ish-gjyqtarët dhe tani ekspertët e televizionit Luca Marelli dhe Tiziano Pieri të dy shpjegojnë se ky është shqiptim i saktë i rregullave, edhe pse atyre mund të mos i "pëlqejë" mënyra sesi interpretohen aktualisht rregulloret. /Telegrafi/

telegrafi sport app