LAJMI I FUNDIT:

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Ish-ylli i Juventusit, Moise Kean u desh të largohej nga loja me barelë në pjesën e dytë të ndeshjes mes Hellas Veronës dhe Fiorentinës pasditen e së dielës.

Kjo për shkak të një goditje të fortë që mori në fytyrë nga një lojtar kundërshtar, duke bërë që ai të përfundojë pa ndjenja.

Pati një përplasje të tre lojtarëve në atë moment – Moise Kean, Pawel Dawidowicz dhe Diego Coppola, por më se keqi e pësoi Kean.


Kean mori një goditje të madhe pak centimetra mbi syrin e tij dhe loja u ndërpre menjëherë për të marrë tretman mjekësor nga stafi i Fiorentinës.

Stafi mjekësor ishte në gjendje që t’i  rikthejë vetëdijen reprezentuesit italian dhe pak minuta më vonë ai u fut në fushë me një fashë të zezë të mbështjellë kokës.

Sidoqoftë, pas inkuadrimit të tij në lojë, Kean pati sërish probleme pasi vetëdija i humbi sërish dhe nuk lëvizi në fushë për disa momente duke shkaktuar frikë dhe panik në shkallët e stadiumit.

Lojtarët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë duke kërkuar barelën ose ambulancën që të futet në fushë.

Sipas një njoftimi zyrtar që u bë më vonë nga Fiorentina, ishte konfirmuar se Kean është diagnostifikuar me traumë të kokës dhe është dërguar në spitalin lokal për teste të mëtejshme./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori