LAJMI I FUNDIT:

Molly-Mae Hague pranon se është ‘e tmerruar’ nga vetja në fotot e vjetra përpara se të largonte mbushësit

Molly-Mae Hague pranon se është ‘e tmerruar’ nga vetja në fotot e vjetra përpara se të largonte mbushësit

Molly-Mae Hague këmbëngul se ajo duket pesë vjet më e re pasi largoi mbushësit. 

22 vjeçarja pranoi se nuk e njihte veten në kohën kur mbushi 21 vjeç, pasi kishte bërë një sërë procedurash kozmetike.


‘Influencerja’ Molly-Mae ka tretur mbushësin e buzëve dhe nofullës dhe i ka hequr fasetat e saj të përbëra, duke thënë se ajo është ‘e tmerruar nga vetja’ kur shikon fotot e kaluara.

Ajo tha në “The Diary Of A CEO”: “Nuk do të thosha se u bëra e varur nga ajo, por në moshën 21-vjeçare, nuk dukesha si i njëjti person”.

“Unë dukesha fjalë për fjalë si një person tjetër. Kur shikoj prapa në foto tani, kam frikë nga vetja. Unë them: ‘Kush ishte ajo vajzë?’, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Por ishte ky një moment kyç ku unë e mora mbushësin dhe postova një video në YouTube, teksa nuk e kisha lënë të qetësohej dhe isha vërtet e fryrë dhe një pamje nga ajo video, ishte trend në Twitter për disa javë. Ishte e tmerrshme. Ishte krejtësisht e tmerrshme. Fytyra ime ishte fjalë për fjalë, ishte thjesht e tmerrshme. Ky ishte momenti edhe për mua ku mendova se gjërat duhet të ndryshojnë”, tha ajo.

Molly Mae flet për dhëmbët "jashtëzakonisht të verdhë" dhe pasiguritë e saj teksa mundohet të bëhet më natyrale
Lexo po ashtu Molly Mae flet për dhëmbët "jashtëzakonisht të verdhë" dhe pasiguritë e saj teksa mundohet të bëhet më natyrale

“Mendova një ditë, do të tret mbushësin e buzëve. Ishte një proces. Pastaj shkova dhe treta mbushësin dhe e postova në YouTube, nuk e prita përgjigjen që morra. Ishte madhështore”. /Telegrafi/