LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj, Veselit: Njerëzit e UDB-së, i ke quajtur pasuri kombëtare

Molliqaj, Veselit: Njerëzit e UDB-së, i ke quajtur pasuri kombëtare

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Kadri Veseli të sqarojë një deklarim të tij lidhur me UDB-në.

Molliqaj ka thënë se Veseli ishte deklaruar se “njerëzit e UDB-së janë pasuri kombëtare”.


Ai ka kërkuar nga Veseli që t`i nxjerrë dokumentet dhe regjistrimet për të cilat Veseli ka thënë publikisht se ekzistojnë.

“Ke deklaruar në paraqitjen e parë publike që njerëzit që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare. UDB-ën e ke përmend në Kuvend. Ke bashkëpunuar me njerëz të UDB-ës që ke thënë publikisht se ekzistojnë regjistrimet. Nuk po them se ke bashkëpunuar me Serbinë. Nxjerrna ato dokumente që i ke edhe për UDB-ën se duam të dimë çka kanë bë në Kosovë. SHIK-u besoj që ka kryer krime në Kosovë. “, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/