LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj solidarizohet me kërkesat e sindikalistëve: Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme

Molliqaj solidarizohet me kërkesat e sindikalistëve: Të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është solidarizuar me protestën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të cilët kërkojnë miratimin e Ligjit për Paga.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka shkruar se të drejtat e punëtorëve janë të patjetërsueshme, ndërsa organizimi sindikal është i domosdoshëm.

“Jetesa e punëtorëve është vështirësuar prej krizës ekonomike. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonshme dhe e gabuar. Kërkesat e sindikatave do të lehtësojnë jetën e punëtorëve. Në solidaritet me sindikalistët!”, ka shkruar ai.


BSPK sot ka protestuar në kryeqytet me kërkesën për miratimin e Ligjit për Paga.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në deklaratën e tij para protestuesve tha se protestat janë “alarm” që ftojnë vëmendje e shpalosin kërkesat e qytetarëve.

“Mos na shpërfillni dhe hapna derën e dialogut social, pasi shqetësimet tona janë reale dhe të përbashkëta”, tha ai, duke kërkuar miratimin e Ligjit për Paga, që do të rregullonte sistemin e pagave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori