LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj reagon pas deklaratës së Kurtit, që ministrja Hajdari ka punuar sot edhe pse i ka vdekur babai

Molliqaj reagon pas deklaratës së Kurtit, që ministrja Hajdari ka punuar sot edhe pse i ka vdekur babai

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas konferencës së përbashkët të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari.

Molliqaj ka thënë se ministrja Hajdari është dashtë të ketë pushim pas vdekjes së babait, transmeton Telegrafi.


“Gjesti i sotëm i Kurtit me ministren Hajdari sot është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe popullizëm që tejkalon çdo limit. Është jo njerëzor. Rasti i vdekjes së babait duhet të ishte pushim për të. Por, Kurti dëshiron të na thotë se këta të VV-së janë të ndërtuar nga një material tjetër, se nuk janë njerëz si të tjerët: nuk qajnë, nuk mërziten, nuk frikësohen as nuk lodhen. Ky është përshkrimi bolshevik i njerëzve në luftë të vazhdueshme”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Kurti: Ministres Hajdari sot i ka vdekur babai, por gjithë ditën ka punuar
Lexo po ashtu Kurti: Ministres Hajdari sot i ka vdekur babai, por gjithë ditën ka punuar

Për më shumë reagimi i plotë i Molliqajt:

“Fushata e Kurtit ‘kapje në emër të ç’kapjes’ nuk ka të ndalur. Sot e paska emëruar edhe një anëtar tjetër nga VV si Kryeshef Ekzekutiv në Ujësjellësin ‘Prishtina’. Njerëzit, me të drejtë janë të lodhur deri në rropatje nga keqqeverisja e keqpërdorimet. Por, qeveria në ikje, perspektivë zhvillimore nuk iu ka dhëne, mjafton ta shihni programin për këtë. Por, po iu jep hakmarrje me lugë. Pak nga pak.

Në konferencën e sotme Kurti fjalë për fjalëpërfjalshëm e ka konfirmuar kritikën tonë. Ai na tha se ekspertët e pavarur nuk po guxojnë ta luftojnë korrupsionin, prandaj duhet të vijnë nga VV ose të jenë mbështetës. Sepse Partia ta jep guximin, dijen e moralin.

Secila kapje në emër të ç’kapjes ka rezultuar ne regjime edhe më të dhunshme. Historia është plot me raste të tilla, nga Lindja në Perëndim. Në komunikatën e fundit kemi thënë: ‘kjo që po e shohim tani është përsëritje e vagullt e përvojave të shekullit të kaluar. Kapja në emër të ç’kapjes, është në logjiken e njëjtë me diktaturën e partisë kundër shfrytëzimit dhe diktatit të kapitalit’. Përkohësisht, na tha, përkohësisht. Kjo përkohësi nuk është kryer kurrë. Sepse telosi historik arsyeton gjithçka në emër të qëllimit të madh në fund. Gjithmonë, duke pretenduar se kemi qasje në fatet e historisë. Përkohësia e tyre është e përhershme sepse në fund s’do të jemi asnjëherë, sepse historia s’ka fund.

Gjesti i sotëm i Kurtit me ministren Hajdari sot është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe popullizëm që tejkalon çdo limit. Është jo njerëzor. Rasti i vdekjes së babait duhet të ishte pushim për të. Por, Kurti dëshiron të na thotë se këta të VV-së janë të ndërtuar nga një material tjetër, se nuk janë njerëz si të tjerët: nuk qajnë, nuk mërziten, nuk frikësohen as nuk lodhen. Ky është përshkrimi bolshevik i njerëzve në luftë të vazhdueshme”./Telegrafi/

Fushata e Kurtit ‘kapje në emër të çkapjes’ nuk ka të ndalur. Sot e paska emëruar edhe një anëtar tjetër nga VV si…

Publiée par Dardan Molliqaj sur Mardi 7 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori