LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj këmbëngul për dorëheqjen e Muratit

Molliqaj këmbëngul për dorëheqjen e Muratit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas kërkim-faljes së ministrit Hekuran Murati rreth deklaratave për veteranët.

Ministri i Financave, pas reagimeve të shumta lidhur me komentet e më hershme ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar falje, duke thënë se ato kanë qenë nga mllefi lidhur me listat e veteranëve.

Por, kjo nuk mjafton për të parin e PSD-së, i cili për datën 6 korrik ka paralajmëruar protestë me thirrjen për shkarkimin e Muratit.


“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet. Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Murati iu kërkon falje veteranëve të UÇK-së: Gjuha që kam përdorur ka qenë e gabuar
Lexo po ashtu Murati iu kërkon falje veteranëve të UÇK-së: Gjuha që kam përdorur ka qenë e gabuar

Ndryshe, Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar sot se do të mbajë protestë më 6 korrik në Prishtinë, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në orën 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe më pas në oborrin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori