LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Edhe deputetë të tjerë të VV-së ishin në SHIK (Video)

Molliqaj: Edhe deputetë të tjerë të VV-së ishin në SHIK (Video)

Deputeti Dardan Molliqaj, për ndërlidhjen e SHIK-ut me ish-partinë e tij, Vetëvendosjen, foli edhe në Debat Plus. Ai tha se në këtë parti ka edhe anëtar të tjerë që ishin në këtë shërbim sekret. Madje, tha se heshtjen e këtij subjekti në Kuvend, e sheh si aprovim.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në Debat Plus me Ermal Pandurin, tha se për SHIK-un e Konjufcës, e dinin edhe deputetët e partive tjera. Ai tha se ka informacione edhe për deputetë të tjerë nga VV që ishin pjesë e këtij shërbimi.

“Pata paralajmëruar se do të flasë për secilën çështje që ata kishin ngritur. Arsye pse zgjodha Kuvendin e Kosovës, ishte sepse Glauku ikte nga çdo vend tjetër…Dhjetëra deputetë tjera nga VV, LDK, PDK etj. E dinë që Glauk konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut…Ka edhe deputetë tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë ë SHIK-ut, por nuk do të flasë me emra…Nëse në seancat e ardhshme apo emisionet televizive atakohet PSD-ja, jam i hapur”, tha Dardan Molliqaj.


Lidhur me Reagimin e Fadil Lepajës i cili përmes një reagimi në Facebook mohoi të ketë qenë në SHIK, Molliqaj tha se ka fakte për këtë, por që nuk donë ta përfshijë në këtë çështje.

“Mund të dëshmohen zyrat ku ka punuar Fadil Lepaja. E ka përmend zotin Lepaja jo për ndonjë problem me të, por për të treguar të detajuar përfshirjen e Glaukut në SHIK”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj.

Tutje Molliqaj tha se Lepaja e Konjufca kanë edhe lidhje familjare.

Deputeti i PSD-së tha se është mire që çështja e deklarimeve të tij ka shkuar në Gjykatë dhe lehtë mund të vërtetohen akuzat e tij. Ndërkaq shtoi se heshtja e Deputetëve të VV-s në Kuvend është një formë e aprovimit të deklaratave të tij.

Emisionin e plotë me Dardan Molliqajn mund ta ndiqni sonte në Debat Plus me Ermal Pandurin në 20:30, në RTV DUKAGJINI.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori