LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

Molliqaj: Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka thënë se Asociacioni qëndron prapa veprimeve të kryeministrit Albin Kurti e që lidhen me tensionet në veri të vendit.

Sipas tij “Asociacioni është qendra dhe thelbi i tij”.

“Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit. Në objekte apo jashtë tyre; me polici ose pa të; me zgjedhje ose pa zgjedhje. Kurti sillet rreth Asociacionit. Asociacioni është qendra dhe thelbi i tij”, ka shkruar Molliqaj në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, procesi i dialogut po shkon drejt fundit.

“Drafti paska qenë qysh moti në tavolinën e Kurtit. Escobar tregoi se Kurti e paska, por nuk po e publikon draft-statutin. Publiku pra, kjo është çështje. Si t’ia bëjmë një veshje heroike fundit të një procesi që e vulos zvetënimin e krejt çfarë ishte dhe përfaqësonte? Kompetencat e autonomisë shkruhen në statut, kostoja politike imunizohet me polici. Asociacionit kompetencat e forta, kryeministrit figurën e fortë të policit. Të gjithë janë të kënaqur”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka shkruar se “Jemi përpara tërheqjes së madhe. Nuk po flasim për policinë, as për objektet ku do të punojnë kryetarët. Asociacioni është çështja”.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesa kryesore e Beogradit zyrtar.

Edhe gjatë takimit të sotëm në Beograd me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe atë të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori