LAJMI I FUNDIT:

Modric për largimin e mundshëm të Messit: Humbje e madhe për Barcelonën, por te Real Madridi jeta vazhdoi edhe pa Ronaldon

Modric për largimin e mundshëm të Messit: Humbje e madhe për Barcelonën, por te Real Madridi jeta vazhdoi edhe pa Ronaldon

Luka Modric ka bërë një krahasim midis humbjes së Real Madridit me largimin e Cristiano Ronaldos dhe largimit të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona.

Kalimi i Portugezit në Juventus më 2018 u pasua nga një sezon zhgënjyes për Real Madridin, pavarësisht fitimit të Superkupës Evropiane, por Los Blancos u rikuperuan në sezonin 2019/20 duke fituar Superkupën e Spanjës dhe La Ligan.

Largimi i radhës i madh nga La Liga mund të jetë Messi dhe Modric ka thënë se ky largim do të jetë i ngjashëm sikurse ai i Ronaldos nga Real Madridi.


Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen
Lexo po ashtu Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen

“Do të ishte një humbje e madhe, sikur Cristiano kur u largua nga Real Madridi”, ka thënë fillimisht Modric për AFP.

“Por, ju nuk mund të mendoni për të kaluarën. Është futboll dhe kaq”.

“Kjo do të jetë një humbje e madhe për prestigjin e ligës. Por, ne duhet të shkojmë përpara. Lojtarët e tjerë do të bëhen yje”.

Messi konsideron tërheqjen nga futbolli pas largimit nga Barcelona
Lexo po ashtu Messi konsideron tërheqjen nga futbolli pas largimit nga Barcelona

“Kur Cristiano u largua, e njëjta gjë ndodhi; jeta e Real Madridit vazhdoi pa të dhe do të jetë e njëjta gjë për Barcelonën dhe La Ligan pa Messin”, përfundoi kroati.

Ditëve të fundit janë përfolur shumë klube të cilat mund ta transferojnë Messin, por së fundmi kanë dalë edhe lajme se ai mund të mbetet në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori