LAJMI I FUNDIT:

“Modric kroati më i mirë i të gjitha kohërave”

“Modric kroati më i mirë i të gjitha kohërave”

Nuk është Davor Suker dhe as Zvonimir Boban futbollisti kroat më i mirë i të gjitha kohërave.

Robert Prosinecki, ish-futbollisti i Real Madrid dhe Barcelonës, thotë se Luca Modric është padyshim futbollisti më i mirë kroat i të gjitha kohërave.

Në një intervistë për të përditshmen Sportske Novosti, Prosinecki e argumenton zgjedhjen e tij: “Nuk e zgjedh për numrin e trofeve që ka fituar me Real Madrid, por për mënyrën e lojës së tij. Mënyrën si ai shfaqet në fushë dhe si arrin që të dominojë me veprimet e tij. Është vërtetë impresionues dhe padyshim futbollisti kyç i sukseseve të Real Madrid”, ka thënë Prosinecki.


Për Prosineckin nuk ka asnjë lëkundje nëse duhet të zgjedhë trajnerin më të mirë në botë.

“Guardiola, nuk ka dyshim. Është më i miri që kam parë të trajnojë një skuadër futbolli. Të shikosh si luajnë skuadrat e tij është kënaqësi: i referohem Barcelonës, Bayern dhe tani edhe te City”.

Po kështu për kroatin nuk ka dilemë edhe në zgjedhjen mes Messit e Ronaldos: “Futbolli që bën Messi është i magjishëm dhe i papërsëritshëm”, deklaroi Prosinecki./Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori