LAJMI I FUNDIT:

Modifikoi një veturë që të duket si Tesla Cybertruck, habiti njerëzit kur doli me të në rrugë

Modifikoi një veturë që të duket si Tesla Cybertruck, habiti njerëzit kur doli me të në rrugë

Pasi që prodhimi i kësaj makine po vonon, dikush vendosi të ndërtonte vet

Afro një muaj është bërë, që kur Tesla e prezantoi për herë të parë Cubertruck dhe që atëherë, nuk ka ndaluar s qarkulluari nëpër lajme, transmeton Telegrafi.

Makinën elektrike që është porositur 250 mijë herë, shumë e kanë komentuar për dukjen e çuditshme, derisa shumë shpesh edhe i është imituar dukja që ka.

Në mesin e atyre që bënë modifikime, për ta imituar Cybertruck, ishte edhe përdoruesi i YouTube i njohur si Airrack.

Ai ka marrë me qira një Ford F-150 dhe me ndihmën e teknikës 3D, ka punuar disa panele nga kartoni dhe plastika, duke e përshtatur sa më shumë, me dukjen që ka kjo Tesla. Kur e përfundoi modifikimin, doli në rrugë ku i habiti njerëzit që e shihnin nga afër.

Shumica prej tyre, kanë qeshur kur kanë parë se është vetëm një mahi, derisa shumë të tjerë bënin fotografi dhe pyesnin se si është ndërtuar kaq mirë. /Telegrafi/