Një gjyqtar në Londër e ka kursyer nga dënimi me burg modelen Natalia Sikorska, me arsyetimin se “është shumë inteligjente dhe e talentuar”.

Bukuroshja u arrestua më 5 korrik kur ishte kapur duke vjedhur veshje në vlerë prej afro 1.000 funtesh në një supermarket luksi “Harrods”.


siko1 (Instagram)

Modelja polake, e cila që nga viti 2015 studion në University of Westminster, ia hodhi vetëm me një dënim prej 12 muajsh liri me kusht gjatë seancës që u zhvillua në javën që kamë pas, në mënyrë që të mos vjedhë më në të ardhmen.

Një rast i ngjashëm është shënuar edhe në muajin maj, kur Lavinia Woodward, një studente angleze 24-vjeçare, pavarësisht se plagosi në këmbë të dashurin e saj, teksa ishte e droguar dhe e dehur, nuk u dënua me burg, shkruan noa.al.

siko2 (Instagram)

Gjyqtari e cilësoi Lavinian si shumë inteligjente dhe premtuese, duke shmangur dënimin me burg në mënyrë që të mos i shkatërrohej karriera e saj si kardiokirurge.

siko3 (Instagram)