Modelja e njohur Heidi Klum dhe kitaristi Tom Kaulitz nuk po e fshehin më dashurinë e tyre.

44-vjeçarja dhe kitaristi i ri 28-vjeçar u panë së bashku teksa Heidi po xhironte për spektaklin "American Got Talent" në pasditen e së dielës.


Heidi1

Të dy u bashkuan kur Klum pati një pushim bashkë me ekuipazhin e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Tom dhe Heidi shfaqeshin duke i dhuruar puthje të zjarrta njëri-tjetrit, ndërsa dukeshin mjaft të lumtur.

Heidi2

Diferenca e madhe në moshë nuk ka ndikuar fare te çifti, të cilët kanë vendosur të hedhin pas krahëve paragjykimet dhe të shijojnë lidhjen e tyre.

Deri në vitin 2017, supermodelja ishte e lidhur me kuratorin e artit Vito Schnabel. /Telegrafi/

Heidi3

Heidi4

Heidi5

Heidi6