Prodhuesi, i cili për vite me radhë i rezistoi trendit me ekrane të mëdha dhe kabina pa butona, bëri një kthesë totale.

Modeli më i shitur i Mazdës, CX-5 heq të gjitha komandat fizike dhe zëvendësohen me ekranet me prekje - duke u përshtatur kështu me filozofinë që më parë e kishte shmangur.


Tani, çdo CX‑5 për vitin 2026 do të vijë standard me ekranin 12.9 inç, ndërsa modelet më të larta kanë një ekran edhe më të madh, 15.6 inç - më të madh madje se ai në Tesla Model 3.

Kontrollet e zakonshme - për klimën, radio-n, treguesit kryesorë - nuk ekzistojnë më si butona të veçantë; të gjitha funksionet tani mbahen përmes ekranit, ndërfaqes me prekje, zëri dhe komandave të integruara.

Sipas Mazdës, qëllimi është që shoferi të qëndrojë i fokusuar në rrugë - me më pak shpërqendrim nga butonat dhe ndërveprime manuale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com