LAJMI I FUNDIT:

Model S karavan arrin në pranverë

Model S karavan arrin në pranverë

Firma Niels van Roij Design, e cila merret me modifikimin e serive të automobilave dhe dizajnimin e veturave të reja, prezantoi konceptin e Shooting Brake, përkatësisht versionin karavan të Tesla Model S.

Siç thonë në kompaninë me seli në Londër, Model S Shooting Brake do të ketë premierën në mars të vitit 2018, transmeton KosovaPress.  Model S karavan ruan linjat sportive, karakteristike për versioni e limuzinës dhe disa detaje stilistike dhe dritat  LED stop.


Çmimi i versionit të Model S karavan nuk është bërë i ditur dhe më tepër detaje do të bëhen të ditura në mars, kur Model S Shooting Brake do të prezantohet zyrtarisht për publikun.