Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA).
Siç njofton MKRS përmes një komunikate për media, nëpërmjet këtij memorandumi parashihet organizimi i tri kampeve për të rinj e nxënës të moshës 15-18 vjeç. Organizimi i këtyre kampeve planifikohet të mbahet gjatë muajve qershor, korrik dhe tetor. Ky i fundit do të jetë i karakterit regjional ku do të marrin pjesë të rinj edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Gjithsej synohet që të jenë 150 pjesëmarrës dhe organizimin e realizimin e kampeve do ta bëjë OJQ TOKA.
Në bazë të memorandumit, këtë projekt MKRS-ja e përkrah me një shumë rreth 10 mijë euro. Kjo përkrahje është në kuadër të Strategjisë për Rininë 2019 – 2023 nën bazën e edukimit të të rinjve sipas metodologjisë së edukimit jo-formal.
Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se MKRS-ja është e përkushtuar që projekte të kësaj natyre që shërbejnë që të rinjtë të përfitojnë dije të reja, të njihen më shumë me njëri-tjetrin t’i përkrah pa asnjë mëdyshje.
“Jam i lumtur që MKRS po jep ndihmën e saj në organizimin e këtyre kampeve duke ua mundësuar kështu të rinjve që të ndajnë informacionet mes vete, të flasin për dëshirat dhe synimet që kanë në jetë dhe në këtë formë të marrin një nivel tjetër të edukimit përmes mënyrave tjera alternative duke kryer aktivitete rekreative që parashihen të kryhen në kuadër të këtyre tri kampeve që do të organizohen”, tha ministri ndër të tjera.
Ai shtoi se “MKRS është e gatshme që të rinjve t’u qëndrojë afër në mbështetje të ideve dhe organizimeve që ata konsiderojnë se janë të dobishme për ta, sepse është synim dhe prioritet i Ministrisë që të rinjtë në Kosovë t’i avancojë dhe aftësojë për sfidat jetësore”.
Ndërkaq, përfaqësueset e KEC dhe TOKA falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar dhe u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që të rinjtë të përfitojnë sa më shumë që është e mundur gjatë pjesëmarrjes në kampet e planifikuara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi