Mjetet për kujdesin intim – burim i rreziqeve

Femrat shpesh flasin për kujdesin e lëkurës dhe flokët, por rrallë për kujdesin intim.
Anëtarët e Kongresit Amerikan dhe Grupi i Shëndetit të Gruas kanë shprehur shqetësimin për mungesën e hulumtimeve mbi sigurinë e tamponëve dhe produkteve të tjera higjienike për femrat.
Caroline Malonay thotë se është koha për të hetuar tërësisht produktet për higjienën e femrave, në mënyrë që të sigurohet informacioni i plotë dhe i saktë pasi konsiderohet se nuk ka hulumtime që vërtetojnë se të gjitha produktet për higjienën e femrave janë të sigurta. Kjo është arsyeja pse një provë më e fortë e sigurisë së tyre është e nevojshme.
Organizatat e shëndetit të pavarur të femrave kanë gjetur kimikate në disa tampon, të cilat konsiderohen kancerogjene dhe toksike.
Nga ana tjetër, prodhuesit e produkteve dhe FDA thonë se produktet e higjienës së femrave janë të sigurta – dhe nëse përmbajnë disa kimikate, ato nuk janë të rrezikshme.
Malonay thekson se askush nuk mund të jetë i sigurt për asgjë derisa të provohet, veçanërisht kur produktet e tilla përdoren në sasi të mëdha.
Me këtë përfundim, pajtohet profesori i Mikrobiologjisë dhe Patologjisë Philipe Tierno, i cili ka studiuar mikroorganizmat që jetojnë në vagjinë dhe sindromën e shokut toksik për një kohë të gjatë për shkak të përdorimit të shpeshtë të tamponëve.
Raporti thekson se përbërësit potencialisht të rrezikshëm janë dioksinat dhe pesticidet e tjera në tampon, si dhe kimikatet aromatike dhe ngjyrat në letrat dhe leckat e lagështa.
Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një “dush vagjinal” mund të rrisë ekspozimin e femrave ndaj kimikateve që lidhen me një numër problemesh shëndetësore, duke përfshirë ndikimin në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijës në mitër, transmeton KosovaPress.
Për këtë arsye Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe grupeve të tjera mjekësore janë kundër larjes së vagjinës me lëngje të ndryshme, pasi ato çojnë në shqetësim të aciditetit natyror të saj, infeksione, inflamacion të legenit të vogël dhe lindjes së parakohshme.
Rezultatet kryesore të këtij studimi tregojnë se produktet e kujdesit intim të femrave, nuk duhet të jenë një burim ekspozimi ndaj kimikateve sintetike.
Bazuar në një peticion të femrave, FDA ka penguar vendimin që në produktet për femra të vendoset shenja ‘vetëm për përdorim të brendshëm’.
Në bazë të të gjitha këtyre dhe rasteve të mëhershme, nuk duhet tepruar me kimikate për kujdesin intim. Nëse vëreni se disa kimikate higjienike intime ju pengojnë, atëherë zëvendësoni ato me një lloj të ri të përshtatshëm ose largoni nga përdorimi.
Ndryshe, produktet e higjienës personale duhet të blihen në dyqanet zyrtare, pasi ato i nënshtrohen një lloj kontrolli. Shmangni blerjen e produkteve të higjienës personale në “tregun e zi” dhe mallrat e importit të lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit