Alkoolizmi dhe ambicia e nxitën ngritjen e aktorit drejt majave. Në një intervistë për ditoren Guardian me gazetaren Miranda Sawyer, aktori i madh Anthony Hopkins flet për maskulinitetin, famën dhe pse më fund zgjodhi të luajë Lirin (“Mbreti Lir”, dramë e William Shakespearet). Pjesë të kësaj interviste ju sjell Telegrafi më poshtë.
Është 79 vjeç dhe i lumtur si kurrë më parë. Kjo për shkak të një përzierjeje të gjërave: marrëdhënies së tij të mirë me gruan që ka prej 15 vitesh, Stellan, që e ka inkurajuar të jetë aktiv dhe të merret me pikturë dhe kompozime klasike; për qetësinë e zjarrit të brendshëm dhe për punën e tij. Hopkinsit i pëlqen të punojë. Pjesa më e madhe e vetëvlerësimit dhe fuqisë së tij vjen nga aktrimi.
“Oh, po, puna më mbajti në jetë. Puna ma dha energjinë”, thotë ai dhe në asnjë mënyrë nuk mendon të ndalet.
Mund ta ndjeni një energji rreth tij, sa që mendoj se do ta lë intervistën dhe do të niset në ndonjë fluturim. Por, po kënaqet dhe madje thotë: “Më pyesni më shumë! Kjo është e mrekullueshme!”
Takohemi në Romë, ku ai po bën një film për Netflix-in për marrëdhënien mes Papës së mëparshëm (Benediktit) dhe atij të tashëm (Françeskut). Hopkins luan Benediktin, Jonathan Pryce është Françesku.
“Nesër do të xhirojmë në Kapelën Sistine”, thotë ai.
Megjithatë, ajo për çfarë do të flasim është “Mbreti Lir”, prodhim i BBC-së, i xhiruar në Angli me regji nga Richard Eyre. Kjo e ka bërë të lumtur.
“Ndjeva: ‘Po, mund ta bëj këtë. Mund ta bëj këtë lloj pune. Nuk u largova”!
Ai e ka luajtur këtë rol në Teatrin Kombëtar më 1986, me regji nga David Hare.
“Unë isha… qesharak. Nuk e kuptoja se isha shumë i ri. Nuk e kisha idenë se si ta bëja”.
Tani e ndjen se e ka kap Lirin si duhet dhe pakkush nuk pajtohet me këtë. Në këtë realizim, Emma Thompson luan Gonerilën; Emily Watson – Reganën; Jim Broadbent – Glosterin; Jim Carter – Kentin; Andrew Scott – Edgarin… dhe Hopkins është ai që dominon. Ai është fantastik: me flokët e tij të bardha të prera shkurt, sjelljet kokëforta, tirani i frikshëm që humb pushtetin, pijaneci që rrëshqet në tërbim…
Teoria e Hopkinsit është se gruaja e Lirit vdiq duke lindur Kordelën, dhe se Liri e rriti atë, të preferuarën e tij, si djalosh. Hopkins beson se Liri është i tmerruar nga gratë, aq sa nuk mund t’i kuptojë ato. Prandaj, këtu bazohet nëma që bën mbi bijat e tij të mëdha, duke i mallkuar mitrat e tyre. Ai kërkon strehë tek mashkullorja, duke e rrethuar veten me ushtri të zhurmshme meshkujsh. Skenat ku Liri dëshiron të dërgojë shpurën në shtëpinë e Reganës janë kujtesë e festave të dehjes maskuline.
“Vij nga një gjeneratë ku burrat ishin burra”, thotë Hopkins. “Nuk ka asgjë të butë apo prekëse për asnjë prej nesh që ishim nga Uellsi. Ka një anë negative te kjo, sepse nuk jemi të mirë në marrjen apo dhënien e dashurisë. Nuk e kuptojmë atë. Kur Richard Burton vdiq, vëllai i tij Graham më ftoi në një takim ku ishin gratë dhe burrat, të gjitha motrat dhe vëllezërit. Të gjithë të inatosur. Vura re se gratë pinin verë e raki, po burrat thoshin: ‘Hajde, pini’. Thash: ‘Ka diçka greke te kjo’. Burrat bashkë. E dini, si valltarët me buzuki. Nuk është homoseksuale, por është seksuale – një lloj lidhjeje. Kjo është ajo që mendoja”.
Hopkinsi shpesh përdor të kaluarën e tij për të gjetur rrugën drejt karakterit. Incidente të vogla që nguliten në mendjen e tij, njerëz të vërtetë që informojnë. Në skenën me Kentin, Edgarin dhe Lolon, teksa Liri bie në çmenduri, i ka që të tre në një stol dhe u drejtohet me emra të gabuar. Hopkinsi vendosi që Liri të ketë parë babanë të mbyste tre qenushë kur ishte i ri dhe besonte se miqtë e tij ishin qentë.
“Mizoria ndaj një kafshe rri me ju gjatë gjithë jetën tuaj”, thotë ai. “Njëherë kam parë diçka të tillë, por nuk mund ta kujtoj shumë se është tronditëse. Ajo kokërr e vogël nuk ik. Rritet me ju”.
Kur ai portretizon njerëzit qëllimisht të frikshëm – të tillët si Hannibal Lecter ose Robert Ford në serinë “Westworld” – ai i luan në heshtje. Megjithatë, Liri i tij është shpërthyes.
“Ai është krejtësisht i tronditur – ai qesh me stuhinë. Kjo është ajo që më pëlqen për të”.
Në film, Hopkinsi përdor një patkua si kurorë të tij. Ai i kërkoi një shoku – Drew Daltonit, një djali të rekuizitave në “Westworld”, i cili është gjithashtu fermer – që ta gjejë atë. Ai i tha se ishte nga një kalë i vitit 1925. Kur Hopkins flet për këtë kalë, i del një lot i vogël: “Tash e mbaj patkoin kudo që shkoj. Ende bëhem emocional për këtë – fuqia, vetmia dhe dhimbja e atij kali. Ky është Liri”!
Lotët dalin shpesh nga ai, sidomos kur flet për punën, moshën , maskulinitetin. Babai i tij, Dick, ishte bukëpjekës, një njeri i rreptë, praktik, i rritur nga një tjetër bukëpjekës. Por, Hopkinsi thotë se kur ai plakej, gjërat vogla e shqetësonin… Kah fundi i jetës së tij pinte dhe ishte i paparashikueshëm. Asnjëherë i dhunshëm, por me kthesa të papritura të zemërimit, dhe depresione të thella.
“Kthehej kah nëna, kthehej kah unë. Isha mjaft i vjetër, kështu që nuk më shqetësonte. Nuk flitnim shumë para se të vdiste. Më erdhi keq për diçka. E kuptoja dhe thash: ‘Çfarë tmerri, horror vetmitar për njerëzit në fund të jetës së tyre’”.
Është e lehtë për të parë se si e mendon Lirin. Hopkins ka edhe një vajzë, Abigail, nga martesa e parë, por nuk kanë marrëdhënie.
“Jo. E pranova këtë vite më parë. Është zgjedhja e saj dhe ajo duhet të jetojë jetën e saj. Unë u them të rinjve: ‘Nëse prindërit tuaj po ju shqetësojnë, dilni jashtë’… Nuk keni pse të vrisni prindërit tuaj, por largohuni…”
Kur u përfshi për herë të parë në teatër, në fund të viteve 1950, Hopkinsi ishte menaxher i skenës që lëvizte në qytetet veriore, duke takuar komedianët e estradës, “pleq, të shkatërruar, të dehur, të mrekullueshëm”. Pastaj iu bashkua Teatrit Kombëtar në kohën e Laurence Olivierit dhe John Gielgudit. Ishte i paduruar për sukses.
“Oh”, thotë ai, “kisha pjesë ku nuk flisja, kasnecë e Zoti e di çka, dhe isha shumë i pakënaqur sepse doja të jem më i madh. Kështu që shkova te përgjegjësi i përzgjedhjes dhe i thashë: ‘Me kë duhet të fle për të marrë rol këtu’? E unë isha aty për vetëm tri javë aty”!
Drejtori ia përmendi Olivierit, i cili i dha atij një rol si njeri i IRA-s te shfaqja “Juno And The Paycock” (Juno dhe palloi). Hopkins e di se mendjemadhësia e tij ishte qesharake, por ishte i etshëm për rol dhe ende është.
Te Teatri Kombëtar u takua me aktorët Ernest Milton, Donald Wolfit dhe Paul Scofield, dhe nga kujtimet me ta e bëri Sirin. Ai habitet edhe se sot se sa shumë i pëlqente të bënte filmin “The Dresser” (Garderobierin). Ishte një lloj zbulese për të.
“Kur isha në Teatrin Kombëtar gjithë ato vite më parë, e dija që kishte diçka në mua”, thotë ai, “por nuk e kisha disiplinën. Kam pasur një temperament të Uellsit dhe jo atë mekanizëm të përshtatjes. Derek Jacobi e kishte atë, por unë jo. Luftoja, isha rebel. Mendova: ‘Epo, nuk përkas këtu’. Dhe pothuajse 50 vjet më pas, e ndjeva se ‘nuk përkas askund, se jam i vetmuar’. Nuk kam pothuajse fare miq aktorë. Por, te ‘The Dresser’… ndjehesha papritur si në shtëpi, sikur kjo mungesë e përkatësisë ishte e gjitha në imagjinatën time, në kotësinë time”.
Ai gjithmonë e quante veten vetmitar. Duke e ndjerë veten të padëshiruar nga sistemi për gjithë këto vite, ndjente edhe se sistemi po e mirëpriste. Ai gjithashtu e kuptoi se donte ta bënte Lirin. Por, jo në skenë. Përkundër nostalgjisë, ai e urren teatrin. Më 1973 u largua nga “Makbethi” dhe u shpërngul në Los Angjelos. Shfaqja e fundit në teatër ishte “M. Butterfly” (Madama Baterflaj), më 1989.
Hopkions nuk mund të qëndrojë joproduktiv, pa punuar, se kjo e çmend. David Hare njëherë i tha se kurrë nuk e kishte takuar dikë të zemëruar si ai.
“Dhe, kjo ndodhi kur nuk isha i dehur”!
Ai hoqi dorë nga pija në vitin 1975. Për njëfarë kohe u përpoq të qetësonte personalitetin e tij (“madje isha i kujdesshëm”), por nëna i tha atij se tash nuk po punon.
“Ajo tha: ‘Pse nuk je bastard që je me të vërtetë… ti je bishë. ‘Po’, i thash. ‘Atëherë bëhu bishë’, ma ktheu”.
“Por, zemërimin nisni ta kanalizoni atë”, shton ai. “Jam shumë i lumtur që jam alkoolik – është një dhuratë e mrekullueshme, sepse kudo që të shkoj, humnera më ndjek. Është zemërimi vullkanik që keni, është lëndë djegëse. Karburant raketor. Por, sigurisht se mund t’ju shqyejë në copa dhe t’ju vrasë. Pra, gradualisht përgjatë viteve kam mësuar të mos kem temperament. Jam i paduruar, por nuk gjykoj; tentoj të jetoj dhe të lë të tjerët të jetojnë. Nuk futen në argumente, nuk ofroj mendime dhe mendoj se nëse e bëni këtë atëherë zemërimi transformohet në lëvizje”.
Kur nuk aktron ai pikturon dhe luan në piano. Ai ka një album me vepra klasike që është ekzekutuar më 2001 nga Orkestra Simfonike e Birmingemit dhe që u mirëprit.
“Më bëjë pyetje tjera”, thotë ai meqë nuk do të humb kohën duke ndenjur teksa fotografi punon. Ndaj flasim për kafshët e për politikën, për çka pranon se nuk e do Donald Trumpin dhe se nuk voton.
“Nuk votoj sepse nuk i besoj askujt. Ne njerëzit kurrë nuk kemi të drejtë. Jemi rrëmujë dhe jemi herët në evolucionin tonë. Shikoni historinë: keni shekullin XX me vrasjen e 100 milionë njerëzve, 80 vjet më parë. Lufta e viteve 1914-18, Lufta Civile në Amerikë, therje, gjakderdhje…”!
Tani shmang lajmet dhe politikën, për hir të paqes në mendjes së tij.
“Në Amerikë janë të obsesionuar me ushqim të shëndetshëm”, thotë ai. “Ata ju tregojnë nëse hani ushqim të keq, merrni yndyrë dhe vdisni. E pra, televizioni udhëhiqet nga paratë, nga fuqia korporative dhe sponsorizimi. Është ushqim bërllok për trurin. Toksik”.
Ai e kupton se të gjithë mund të jemi të tmerrshëm dhe të gjithë mund të jemi të sjellshëm. I tregoj Hopkinsit diçka që këngëtari Tony Bennett dikur më tha: “Jeta ju mëson se si ta jetoni nëse jetoni mjaftueshëm”.
“E jashtëzakonshme. Gjë e mahnitshme për ta thënë! E dini, takoj të rinjtë dhe ata duan të aktrojnë e të jenë të famshëm. U them atyre se kur arrini në maje të drurit, s’ka gjë atje lartë. Shumica e famës është e pakuptimtë, shumica është gënjeshtër. Pranoje jetën ashtu siç është. Bëhu mirënjohës veç që je gjallë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje