LAJMI I FUNDIT:

Mjeku spanjoll paralajmëron: Epidemia e coronavirusit do të zgjas deri në katër muaj

Mjeku spanjoll paralajmëron: Epidemia e coronavirusit do të zgjas deri në katër muaj

Në Spanjë, vendit të dytë në Evropë për nga numri i të prekurve nga coronavirusi – pas Italisë, epidemia do të mund të zgjaste deri në katër muaj, ka bërë të ditur një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.

“Masat e vëna do të kenë efekt për dhjetë, me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit, por parandalimi i zgjerimit dhe fundi i epidemisë nuk do të vie. Në rastin më të mirë do të zgjasë një muaj apo dy”, ka shtuar ai.


Nëse gjërat shkojnë siç parashihet do të zgjasë nga tre deri në katër muaj, ka thënë një Fernando Simon, zyrtar tjetër nga Qendra për përcjelljen e situatës së coronavirusit, zyrë kjo që shërben nën ombrellën e ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka shtuar se numri i të prekurve që nga fillimi i kësaj jave është rritur dukshëm. Në Spanjë janë shënuar 2.231 raste, 55 të vdekur dhe 183 që janë shëruar.

Në zonën e Madridit gjenden shumica e të prekurve me coronavirus, e si preventivë atje kanë mbyllur çerdhet, shkollat, fakultetet, muzetë, pishinat, teatrot, bibliotekat si dhe kanë anuluar të gjitha aktivitetet e tjera kulturore dhe sportive.

Disa punonjës janë duke punuar nga shtëpia, pasi qeveria u ka bërë thirrje kompanive që t’iu mundësojnë punonjësve të tyre të punojnë nga shtëpia. /Telegrafi/