LAJMI I FUNDIT:

Mjeku italian këshillon se si mund të shmangni coronavirusin – rregullat të cilave duhet t’i përmbaheni

Mjeku italian këshillon se si mund të shmangni coronavirusin – rregullat të cilave duhet t’i përmbaheni

Qeveria kineze ka ftuar mjekun italian që ka punuar në një spital në Shenzhen në Kinë, që t’i bashkohet ekipit të studiuesve që po studiojnë virusin vdekjeprurës në Wuhan.

Ai ka shkruar një artikull interesant i cili aktualisht po qarkullon nëpër rrjetet sociale, dhe ku ka këshilluar qytetarët çfarë të bëjnë për të shmangur coronavirusin që nga Kina u përhap në tërë botën, transmeton Telegrafi.


“Nëse një person që është ftohur i rrjedhin hundët dhe ka dhimbje fyti, nuk është i infektuar me coronavirus, pasi pneumonia (ndezja e mushkërive) jep koll të thatë pa rrjedhje të hundës. Kjo është mënyra më e lehtë për ta zbuluar”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, sipas tij është mirë të dihet që coronavirusi nuk është imun ndaj temperaturave të larta dhe mund të mbytet madje në 26 deri në 27 gradë celsius.

Kështu ai bën thirrje që të konsumohet sa më shumë qaj dhe pije tjera të nxehta me bimë të ndryshme. Madje thotë se nuk është ndonjë ilaç, por i bën mirë trupit. Pirja e pijeve të nxehta është treguar efikas në shkatërrimin e të gjithë viruseve. Tentoni të mos pini pije të ftohta.

Ekspozohuni në diell edhe pse mund të jetë paksa ftohtë

Kur virusi përfundon në një sipërfaqe të metaltë, jeton deri në 12 orë. Për këtë është mirë ta mbani në mend, nëse keni kontakt me çfarëdo sipërfaqe të metaltë duhet t’i pastroni duart me sapun.

Virusi mund të jetë aktiv në organizëm nga 6 deri në 12 orë. Përbërës që shërbejnë për pastrimin e rrobave mbysin virusin. Për rrobat e dimrit që nuk kanë nevojë të pastrohen çdo ditë, duhet t’i ajrosni jashtë sepse rrezet e diellit i shkatërrojnë viruset.

Informacione për simptomat e pneumonisë

Fillimisht do të infektohet fyti më pas do të ndjeni tharjen e fytit, dhe këto simptoma do të zgjasin nga 3 deri në 4 ditë.

Pas kësaj periudhe, virusi do të lidhet te lëngjet nazale, për të kaluar në mushkëri ashtu siç u ndodhi pacientëve në Wuhan. Kjo gjendje zgjat 5 deri në 6 ditë.

Ndezja e mushkërive, temperatura e lartë dhe probleme me frymëmarrje janë simptomat se jeni infektuar me virusin COVID-19. Hunda do t’ju mbyllet dhe do t’iu krijohet përshtypja se po ngufateni. Është e rëndësishme që menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut nëse keni simptoma të tilla.

Preventiva

Më së lehti mund të infektoheni nëse keni prekur gjësende në hapësirat publike siç janë rrethojat, bravat, mbajtëset në autobus – për këtë arsye duhet pastruar shpesh duart. Virusi mund të jetojë në duart e juaja nga 5 deri në 10 minuta, por gjatë kësaj kohe, edhe pse e shkurtër – mund të infektoheni nëse i fërkoni sytë.

Organizmi i infektuar me coronavirus (derisa sëmundje është në fazën e hershme) nuk do të duhej të tregonte shenja të infeksionit për disa ditë.

Informacionet më të reja tregojnë se periudha kohore mund të zgjasë deri në 28 ditë, para se simptomat e coronavirusit të shfaqen.

Në momentin që një person ka temperaturë dhe kollitet, mund të jetë shumë vonë për shkuarje në spital, transmeton Telegrafi.

Ekspertët tajvanezë propozojnë që të kryeni vetë kontrolle çdo mëngjes: Merrni frymë thellë dhe mbani frymën për më shumë se 10 sekonda. Nëse mund ta bëni një gjë të tillë pa u kollitur, ngufatur apo të ndjeheni keq, nuk keni fibrozë në mushkëri – që është tregues se nuk bëhet fjalë për infeksion.

Të gjithë duhet të sigurohemi që buzët dhe fyti të jetë vazhdimisht të lagura. Assesi të thatë! Pini nga pak ujë çdo 15 minuta. Pse? Edhe nëse virusi futet në gojë… uji apo lëngjet tjera do ta dërgojnë deri në bark. Aty thartira do ta mbys virusin.

Nëse nuk pini vazhdimisht mjaftueshëm ujë, virusi mund të futet në mushkëri.

Dezinfektimi i rrobave – përmes të cilat mund të bartet virusi

Spërkatni me dezinfektues, rrobat nga këmba deri në kokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori