Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi që nga 4 janari po qëndron në Qendrën Klinike Universitare për shkak të problemeve shëndetësore.
Nga QKUK-ja një ditë më parë e kanë konfirmuar se Selimi, po vazhdon trajtimin në Klinikën e Otorinolaringologjisë.
Drejtori i ORL-së, Hajdin Thaçi ka treguar për Telegrafin se Selimi vuan nga problemet me marramendje, dhe po trajtohet me terapi konservative.
“Ka ardhur për trajtim që disa ditë. Në fakt është për ri-trajtim, pasi probleme të tilla ka pasur edhe më herët. Simptomat janë marramendje dhe është duke u trajtuar me një terapi konservative”, ka thënë Thaçi.
Ditë më parë mediat kanë raportuar se ish-komandanti i UÇK-së ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.
Por për të shkuar në Hagë, drejtori i ORL-së thotë se Selimi ka nevojë për përcjellje, pasi ka josiguri në ecje.
Thaçi ka bërë të ditur se Sylejman Selimi ka nevojë për trajtim në QKUK rreth 10 ditë.
“Sa i përket qëndrimit, atij i duhet të qëndrojë në spital rreth 10 ditë. Ka jo siguri në ecje, pra në drejtpeshim dhe probleme me marramendje. Pra me aparatin e drejtpeshimit. Gjithsesi i duhet përcjellje”, deklaroi Thaçi për Telegrafin.
Problemet shëndetësore të Selimit, dje i komentoi edhe avokati i tij, Tomë Gashi.
Ky i fundit në një postim në rrjetin social facebook tha se ish-komandanti i UÇK-së, deri më tani nuk ka ndonjë ftesë nga Specialja.
Por theksoi se është në kontakt me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që nëse ndodhë, intervistimi i klientit të tij të bëhet në Prishtinë.
“Gjeneral Sylejman Selimi, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për tu intervistuar në Hagë. Të gjitha kontaktet zyrtare në formë të shkruar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e tij në Prishtinë jemi duke i udhëhequr unë dhe avokatët amerikanë Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan”, kishte shkruar Gashi në facebook.
Sylejman Selimi ishte dënuar me gjashtë vite burgim nga Gjykata e Mitrovicës, nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Varhelyi ia përmend Vuçiqit rezolutën për gjenocid në Srebrenicë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyçe për në BE
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron