LAJMI I FUNDIT:

Mjekja shqiptare në Gjermani: Gabim fatal nëse hiqen maskat dhe distanca sociale, India e pësoi rëndë

Mjekja shqiptare në Gjermani: Gabim fatal nëse hiqen maskat dhe distanca sociale, India e pësoi rëndë

Mjekja shqiptare Aurora Dollenberg, e cila punon në Gjermani, ka folur lidhur me situatën e pandemisë në Shqipëri, por edhe në Europë.

Ajo në ‘A2’ u shpreh se shifrat e fundit janë tejet pozitive si në vendin tonë, ashtu edhe në Europë.

Megjithatë, ajo thekson se pavarësisht këtyre treguesve, në asnjë mënyrë nuk duhet të hiqen masat për mbajtjen e maskës dhe të distancës sociale, pasi sipas saj do të ishte fatale dhe këtu mjekja sjell edhe rastin e Indisë.


“Shifrat e fundit tregojnë se vaksinimi i bërë pa ndërprerje edhe pse me ritme të ulëta i përshtatet kësaj ecurie. Sipas OBSH, faza e parë e vaksinimit është rreth 3% ku bëjnë pjesë personeli mjekësor dhe ata që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me popullatën. Shqipëria e ka kaluar me sukses këtë fazë dhe me 9% të vaksinuar e ka të drejtën që të flasë dhe të krahasohet edhe me vendet e tjera. Është pak mbrapa me vendet europiane, por është e kuptueshme”.

“Fakti që shifrat janë pozitive nuk do të thotë asgjë. Ne e kemi thyer valën e tretë që e kishim shumë frikë. Pjesa më e madhe e vendeve europiane po tregojnë një incidencë të ulët. Por nëse do të kemi një tendencë si në Indi, aty ku, si pasojë e festimeve dhe e dëshirës për t’u afruar me njëri-tjetrin, u hoqën maskat dhe masat, u pa se mutacionet e reja… vala e tretë arriti në shifra katastrofike. Unë jam shumë dakord që ta motivojmë popullatën, por jemi në prag të verës dhe gjithçka do të jetë më e qetë nga arritja e normalitetit.

“Si eksperte e fushës, unë e quaj gabim fatal nëse do të hiqnim maskat dhe nuk do të ruanim distancën sociale. Vaksina nuk është e vetmja mbrojtje. E dimë shumë mirë që ai që vaksinohet nuk infektohet më, por ai është mbartës, transmetues i infeksionit. Nuk duhet të jemi shumë të nxituar dhe të marrim masa që asnjë vend në Europë nuk po i nxiton”, u shpreh Aurora Dollenberg.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori