Drejtori i këtij spitali, Milan Jakovlevic ka thënë të dielën para gazetarëve, se nuk ka mbetur edhe shumë oksigjen, anestetikë, sete për dializë, barëra tjera dhe nëse KFOR-i nuk lejon hapjen e pikave kufitare, ky spital do të jetë pranë katastrofës humanitare.

“Janë duke u harxhuar edhe ushqimet e fundit për pacientët, nuk ka mbetur as uji që shërben për sterilizimin e instrumenteve për operacione të pacientëve etj”, citon RTV21 fjalët e Jakovlevic. /Telegrafi/