Mjekët paralajmërojnë për trendin e rrezikshëm të rrezitjes që premton “tenin më të mirë ndonjëherë”

Mjekët paralajmërojnë për pasojat shëndetësore të një trendi të ri të rrezikshëm që premton “rrezitje më të mirë ndonjëherë”, e gjitha kjo me ndihmën e birrës.
Në përpjekje për t’u nxirë sipas një trend të ri, njerëzit lagen me birrë, ndërsa ekspertët shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes. Ky i ashtuquajtur trend ju vë gjithashtu në rrezik për goditje nga nxehtësia, helmimi nga dielli dhe kanceri vdekjeprurës i lëkurës.
Videot në TikTok të njerëzve që derdhin birrë mbi veten e tyre i kanë tronditur mjekët të cilët thonë se birra nuk bën asgjë të mirë për lëkurën tuaj. Në fakt, mungesa e shtresave mbrojtëse apo kremit të diellit, lejon që rrezet e dëmshme UV ta djegin ose ta dëmtojnë atë.
Ndërkohë, Kathryn Clifford, bashkëthemeluese e organizatës bamirëse për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të lëkurës, Skcin, ka thënë për The Sun se vështirë se mund ta besojë se “ekziston kjo çmenduri”, duke shtuar se dëmtimi nga dielli që mund të shkaktohet edhe nga ky trend, është i lidhur fort me zhvillimin e melanomës –forma më serioze e kancerit të lëkurës.
Ndërkohë, Jason Goldberg, drejtor i SpaSeekers, paralajmëroi se aplikimi i birrës në trup mund ta bëjë trupin të ndjeshëm ndaj helmimit nga dielli.
Helmimi nga dielli nuk do të thotë se vërtet jeni helmuar, por përdoret si term për një rast të rëndë të djegies nga dielli. Është një gjendje e rëndë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë (UV). Ndryshe nga një djegie e lehtë nga dielli, helmimi nga dielli zakonisht kërkon trajtim mjekësor për të parandaluar komplikime të tilla, si dëmtimi i lëkurës, goditja nga nxehtësia dhe kanceri.
Gjithashtu rrezitja me ndihmën e birrës mund të çojë në goditje të nxehtësisë – ndjenja të marramendjes, të përziera dhe temperaturë të lartë që kërkojnë kujdes mjekësor – si dhe në plakje të parakohshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës