LAJMI I FUNDIT:

Mjekët ia nxjerrin shkopin nga organi gjenital, nuk e mban mend si kishte ndodhur! (Foto)

Mjekët ia nxjerrin shkopin nga organi gjenital, nuk e mban mend si kishte ndodhur! (Foto)

Shkopin që përdoret për ushqim, të cilin pretendonte se ia kishin futur shokët në penis derisa ishte i dehur, ia hoqën mjekët në spital.

N.V.D. kërkoi ndihmë në një spital në Dong Nai të Vietnamit, pasi nuk mund të urinonte dhe kishte dhimbje të mëdha, transmeton Telegrafi.


Skanimi nuk tregonte asgjë në pjesën e mesit të 42-vjeçarit, duke lënë të kuptohet se nuk ka të bëjë me metal.

Intervenimi për t’ia nxjerrë shkopin

Mjeti i gjatë dhjetë centimetra, ishte futur aq thellë, sa që ishte afro tre centimetra brenda hapësirës së pjesës për jashtëqitje.

Megjithëse ishte një rast i komplikuar, mjekët ia nxorën pa intervenim kirurgjik, ndërsa atë e liruan prej spitalit sepse nuk kishte ndonjë lëndim.

Pacienti ka thënë se shkopin ia kishte futur një shok për në shaka, derisa po luanin të dehur. /Telegrafi/