Ndryshimet në dukje, duket se janë gjithnjë të mirëseardhura dhe nuk duhet të jenë të vonshme

Janë bërë vetëm dy vite që kur është lansuar, por Mitsubishi dëshiron t’i rritë shitjet e Eclipse Cross, duke e sjellë me një dukje të re, transmeton Telegrafi.

Kur ka kaluar vetëm një kohë e shkurtër pas lansimit, Eclipse do të pësojë ndryshime dhe tashmë është parë duke u testuar në rrugë.

Shtresat e konsiderueshme të kamuflazhit, nuk kanë arritur t’ia fshehin disa prej elementeve kryesore që do t’i ndryshohet, si grilli me tri shirita nga dy sa i kishte më herët si dhe dritat më të ngushta.

Bazuar në ato çfarë shihet te këto makina, studioja Kolesa.ru ka bërë disa ilustrime, që tregojnë dukjen finale që mund ta ketë kjo makinë.

Të gjitha këto ndryshime, konsiderohet se janë më shumë si një freskim, derisa modeli tjetër i Mitsubishi Eclipse Cross, të pësojë ndryshime edhe më të mira. /Telegrafi/