LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, kushti për integrimin

Mitsotakis: Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, kushti për integrimin

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, gjatë një konference për mediat të mbajtur ditën e dielë nga Selaniku.

Mitsotakis u shpreh se Athina zyrtare do marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët që e rrethojnë, përfshirë dhe Shqipërinë.

Ai shtoi se Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë me rastin e Belerit, por shprehu kënaqësinë që ky i fundit u lirua dhe aventura mbaroi.


Mitsotakis tha se kushti i Greqisë që të mbështesë proceset integruese të Shqipërësi është që e drejta e pronës së minoritetit grek në Shqipëri të garantohet.

“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë. Këta fqinjë përfshijnë Shqipërinë. Kemi kaluar një kohë të vështirë dhe nuk dua të flas në detaje për rastin e Fredi Belerit. Të shpreh kënaqësinë që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtar dhe që më në fund mori fund kjo aventurë, krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme, të cilën e pësoi,” tha ai.

“Të themi edhe një herë se marrëdhëniet, për të parë pamjen e madhe, marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë, të cilat duam të jenë shumë të mira, kalojnë në respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë. Çështja e të drejtave pronësore nuk është larguar asnjëherë nga agjenda. Ajo po kthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, dhe me ndihmën e Fredi Belerit në Parlamentin Evropian, që të drejtat pronësore të bashkëqytetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht. Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj europiane”, tha Mitsotakis. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori