LAJMI I FUNDIT:

Mitropoliti i Malit të Zi, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi: Konflikti i ngrirë, zgjidhja më e mirë

Mitropoliti i Malit të Zi, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi: Konflikti i ngrirë, zgjidhja më e mirë

Mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq, iu ka prezantuar bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë dokumentin, të cilin ai e ka quajtur “Apel për mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Siç raporton gazeta serbe “Blic” dokumenti më shumë ngjanë një pamfleti politik, i cili injoron dialogun e brendshëm të propozuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Amfilohije mendon se konflikti i ngrirë është i vetmi vendim i arsyeshëm, përcjell Telegrafi.

Amfilohije këtë dokument ua ka prezantuar bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në një tubim të dielën në Kishën e Shën Nikollës në Radovic të Lushticës, dhe ka synuar që për të njëjtin të kërkojë mbështetjen në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe.


“Me politikë të papërgjegjshme, me miratimin e EULEX-it, zhvendosjen e dialogut për Kosovën dhe Metohinë nën patronatin e BE-së, me fillimin dialogut teknik si dhe me arritjen dhe zbatimin e marrëveshjes antikushtetuese të Brukselit, procesi i ndarjes së Kosovës ka marrë vrull shqetësues. Ky proces mund dhe duhet të ndalet”, thuhet në dokumentin, të cilin Amfilohije e titulloi “Apel për mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Dokumenti gjithashtu thekson se “kërkesat e SHBA-së dhe vendeve më të fuqishme të BE-së që Serbia dhe Kosova  të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht obligative dhe Serbia të pajtohet që Kosova të pranohet në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, si dhe çdo ndarje të Kosovës dhe Metohisë, janë të papranueshme dhe duhet të refuzohen njëherë e përgjithmonë “.

Gazeta serbe shkruan se një pjesë e mirë e tekstit i është dërguar nga Presidentit të Serbisë, të cilit Amfilohije ia kujton se ka bërë betimin dhe se “pa Kosovën dhe Metohinë, Serbia do të ishte e gjymtuar dhe përgjithmonë e humbur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori