Policia e Malit të Zi filloi një aksion herët në mëngjes për të “prishur” një protestë në Cetinje kundër kurorëzimit të Mitropolitit Joanikije duke goditur një grup protestuesish me gaz lotsjellës në sheshin qendror të kryeqytetit malazez.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksioni policor filloi në orën 6 të mëngjesit dhe mediat në Podgoricë raportojnë se policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba goditëse për të shpërndarë një grup prej disa qindra protestuesish të cilët filluan të mblidheshin në sheshin qendror në agim.
Cetinje trenutacno stanje na blokadi @novabhtv #CrnaGora #cetinje pic.twitter.com/9dEYeIspP6
— Vlado Maric (@vl_maric) September 5, 2021
Ndërsa siç raportojnë mediat lokale, protestuesit hodhën gurë dhe shishe ndaj policisë, dhe një koktej molotovi u hodh gjithashtu.
Ndërkohë, sipas mediave serbe, “Fronizimi i Mitropolitit Joanikije” ka filluar në Manastirin e Cetinjes.
Siç vënë në pah mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai kishte mbërritur në Cetinje me helikopter pak pas orës 8.30 të mëngjesit.
Ndryshe, Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike.
Policijske snage nadomak barikade na Belvederu. Kako se može čuti kako je policiji izdata naredba za angažman “hemičara” pic.twitter.com/9iCbvzGZbP
— Istraga.ba (@IstragaB) September 5, 2021
Siç është raportuar, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu shqetësim për situatën e sigurisë.
Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës