Nga: Gladiola Jorbus
Mitologjia greke ka pasur një ndikim të gjerë në kulturë, art dhe letërsi. Ajo konsiderohet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të qytetërimit perëndimor.
Mitet greke përpiqen të shpjegojnë origjinën e botës dhe të detajojnë jetën dhe aventurat e një shumëllojshmërie perëndish, heronjsh dhe krijesash të tjera mitologjike. Këto histori u përhapën fillimisht në një traditë poetike gojore, megjithëse sot mitet njihen kryesisht falë letërsisë greke.
Burimet më të lashta të njohura letrare, poezitë epike të veprave “Iliada” dhe “Odiseja” përqendrohen në ngjarjet që gëlojnë gjatë Luftës së Trojës. Dy poemat e bashkëkohësit të afërt të Homerit, Hesiodit, “Teogonia” e “Punë dhe ditë”, përmbajnë të dhëna rreth gjenezës së botës, trashëgimisë së sundimtarëve hyjnorë, kohërave, origjinës së tragjedive njerëzore dhe zakoneve të flijimit.
Mitet u ruajtën edhe në himnet homerike, në fragmente të poezisë epike nga cikli trojan, në poezi lirike, në veprat e dramaturgëve të shekullit V p.e.s., në shkrimet e studiuesve dhe poetëve të periudhës helenistike dhe në tekste të kohës së Perandorisë Romake nga autorë të tillë si Plutarku e Pausaniasi. Mitologjia greke formohet nga një grup legjendash që vijnë nga feja e këtij civilizimi antik të Mesdheut Lindor. Grekët, megjithëse nuk praktikonin fenë, i dinin këto histori, të cilat ishin pjesë e trashëgimisë së tyre kulturore.
Perënditë e Panteonit grek mishëroheshin nga figura njerëzore dhe personifikonin forcat e Universit; ashtu si dhe njerëzit, perënditë helene ishin të paparashikueshëm. Ndonjëherë ata tregoheshin rreptësisht të drejtë, kurse herë të tjera mizorë e hakmarrës. Përkrahja e tyre fitohej me sakrifica dhe devotshmëri, por këto veprime nuk ishin gjithmonë efektive, pasi perënditë ishin të paqëndrueshëm.
Mitologjia greke është absolutisht komplekse, plot zota, përbindësha dhe luftëra. Disa studiues pretendojnë se janë shfaqur rreth 30 mijë hyjni në gojëdhënat e rrëfimet mitologjike.
Njohja me mitet e mëdha të antikitetit klasik është po aq thelbësore për nivelin kulturor të një njeriu, sa mund të jetë njohja e fakteve historike, shkencore, sportive, teknologjike etj. E, si mund të mos njohësh legjendën e Prometheut, mollën e sherrit, Helenën e bukur, fajin dhe shpagimin e Edipit, pasionin ekstrem të Fedrës, të bëmat heroike të Herakliut apo aventurat fanastike të Odisesë?!
Konfigurimi i Panteonit:
Qielli: Urani, Zeusi, Hera, Heliosi, Selena, Irisa, Eola dhe Eosi (Agimi).
Uji: Poseidoni, Amfitrita, Triton, sirenat, nereidat, Oqeani.
Toka: Gjea, Rea, Sibela (Nëna e Madhe).
Fushat, pyjet dhe kopshtet: Demetra, Klorisa, Nimfat, Aristeusi, Pani dhe Satirët.
Bota e errësirës: Hadi, Persefoni, Gorgona, Hekata, Niksi dhe Hipnosi (Gjumi).
Koha dhe fati
Koha: Orët dhe Kronosi.
Fati, drejtësia dhe shpërblimi: Nemesisa, moirat, Temisa, Tanatosi.
Jeta e njerëzve
Shtëpia dhe jeta familjare: Hestia, Ilitiu
Arte, zanate dhe shkenca: Hefesti, Athina, Apolloni, Artemida, centaurët, Hermesi dhe muzat.
Dashuria dhe kënaqësia: Afërdita, Erosi, Hebe, Ganimedi, Dionisi, Silenus, Priapi.
Lufta dhe Paqja: Ares, Erisi (Përçarje).
Ciklet Heroike – kulti i heronjve i dha politeizmit një fizionomi të veçantë. Mitet ose traditat mitike, me heronjtë dhe gjysmëperënditë që shfaqen, janë një element i rëndësishëm në mitologjinë helene. Heronjtë ose gjysmëperënditë (Prometheu, Deukalioni, Bellerofoni, Perseu, Tezeu etj.) ndryshojnë nga perënditë sepse janë të vdekshëm. Herakliu është i vetmi që bëhet i pavdekshëm. Nën këtë emër heroi kemi kuptuar individët e lindur nga një zot (Zeusi) dhe një e vdekshme (Alkmena) si Herakliu, ose nga një i vdekshëm (Peleu) dhe një perëndeshë (Thetisa), si Akili.
Mallkimi i Atridëve: Pelopi, Tiesti, Atreu, Menelaus, Agamemnon, Klitemnestra, Egjisti, Oresti, Elektra, Ifigjenia
Legjendat e Kretës: Ariana, Minotauri, Minosi, Radamanti dhe Sarpedoni, Daedalusi, Ikarusi, Talosi
Heronjtë e Iliadës dhe Odisesë: Ekspedita e Trojës: Akili, Patrokli, Hektori, Ajaksi, Nestori, Diomedesi, Priami, Ménélas, Agamemnon, Kasandra.
Legjenda e Odiseas: Odisea, Penelopa, Telemaku, feakasit, Nausika, Circea, Kalipsoja, Polifemi.
Mitet duhet të interpretohen mbështetur në mendimin njerëzor brenda fushës shpirtërore, si një mjet funksional që njeriu të mund të depërtojë në misterin e qenies. Në kuadër të soditjes së fenomeneve të pashpjegueshme dhe hulumtimit për të përjetësuar perënditë, mitologjia pretendon të interpretojë figurat dhe simbolet e të gjitha atributeve dhe aspekteve shpirtërore.
Në një kuptim evolucionar, njeriu e ka krijuar mitologjinë për të përjetësuar jetën tokësore, ndërsa nga pikëpamja dogmatike, ajo gjeneron rrënjët e çdo feje. Grekët e lashtë u besonin perëndive duke menduar se ata kishin kontroll të plotë mbi jetën e njerëzve. Ata u luteshin perëndive për ndihmë dhe mbrojtje, sepse nëse perënditë nuk ishin të kënaqur me dikë, atëherë mund ta ndëshkonin.
Në sajë të mitologjisë, misticizmi lindor ndryshe nga ai perëndimor thellon ndjenjën kozmike duke theksuar se ata gëzojnë dije më intuitive mbi ekzistencën dhe nënqesh kognitivizmin intelektual të Perëndimit.
Gjithsesi, mitologjia u shërben larmisë së mendimit dhe besimeve të njeriut duke u përpjekur t’u përgjigjet pyetjeve të përjetshme që shërbejnë si busull për çdo brez.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
![Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/camet-780x439.jpeg)
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
Dashuria e arkitektit shqiptar, për vajzën e Sulejmanit të Madhërishëm
![Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/Prizreni-780x439.jpg)
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
![Propozime për drejtshkrimin e shqipes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Poetry-780x439.jpg)
Propozime për drejtshkrimin e shqipes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi