LAJMI I FUNDIT:

Mitko Çavkov dhe katër persona tjerë rikthehen në burg

Mitko Çavkov dhe katër persona tjerë rikthehen në burg

Gjykata Penale për AIM ka konfirmuar se mbrëmë me kërkesë të Prokurorisë Themelore janë arrestuar Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Oliver Popovski, Munir Pepiq dhe Goran Gjoshevski.

Atyre ju është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, si të dyshuar për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundër këtyre vendimeve, nga gjykata thonë se palët kanë të drejtë të dorëzojnë ankesa në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit.


Përndyshe, të arrestuarit e mbrëmshëm para një dite u liruan nga paraburgimi, pasi Gjykata e Lartë vendosi që në vend të paraburgimit t’ju shqiptojë masën e arrestit shtëpiak./Telegrafi/

Arrestohen përsëri disa të dyshuar për dhunën e 27 prillit
Lexo po ashtu Arrestohen përsëri disa të dyshuar për dhunën e 27 prillit