Mund të keni dëgjuar se si dikujt i kishin pëlcitur membranat amniale derisa ishte duke punuar në zyrë dhe se si vrushkulli i lëngut amnial e kishte lagur karrigen ku ajo ishte ulur dhe se ajo ishte dashur që ta mbështillte trupin me xhemperin e koleges së saj për ta fshehur “turpin”.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Nëse e prisni një zhvillim kaq dramatik, atëherë gjasat janë të vogla që t’ju ndodh një gjë e tillë. Vetëm në 10-15 përqind të rasteve membranat amniale pëlcasin përpara se të fillojnë kontraksionet e lindjes dhe në shumë pak raste lëngu rrjedh si vrushkull.
Zakonisht, shtatzënat kanë kontraksione përpara se të pëlcasin membranat amniale e tek të tjerat membranat amniale çahen nga mamia ose mjeku kur lindja ka përparuar dukshëm dhe kur qafa e mitrës është e dilatuar (kjo është amniotomia).
Kur pëlcasin membranat ju mund të ndieni një shtrëngim në fund të barkut dhe një rrjedhje të ngadaltë të ujorit. Mund ta ngatërroni me urinën, por zakonisht ujori është i kthjelltë, pa erë dhe vazhdon të rrjedhë pandërprerë për shumë minuta (urina zakonisht del vetëm një vrushkull dhe ndalon e nuk rrjedh më!).
Konsultohuni me mjekun nëse nuk jeni e sigurt se a ishte rrjedhje e ujorit apo urinës. Poashtu, shënoni orën kur ka filluar rrjedhja e lëngut amnial. Nëse ujori nuk është i kthjelltë, por ka ngjyrë gjelbër ose me gjak urgjentisht shkoni në spital!
Pas pëlcitjes së membranave amniale rritet rreziku për infeksion, prandaj vendosni binde (jo tampon!), bëni dush (por mos u lani në vaskë me ujë) dhe mos bëni marrëdhënie seksuale.
Zakonisht, 12 deri 24 orë pas pëlcitjes së ujorit fillojnë kontraksionet e lindjes.
Është normale që të jeni në ankth lidhur me këtë proces. Kur jeni në termin është mirë që në çantë të mbani binde dhe në shtrat qitni një mbulesë najloni që në rast se pëlcasin membranat derisa jeni në gjumë.
Mbani mend se ky proces është krejtësisht normal (nëse ndodh në termin të lindjes) dhe sinjalizon një ndodhi të mrekullueshme – ardhjen në jetë të bebes suaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë