LAJMI I FUNDIT:

Misioni i OSBE-së pajis 15 shkolla fillore në Kosovë me kamera vëzhgimi

Misioni i OSBE-së pajis 15 shkolla fillore në Kosovë me kamera vëzhgimi

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar më 19 nëntor 2018 instalimin e kamerave të brendshme dhe të jashtme të vëzhgimit në shkollën fillore ‘Ali Hasi’ në fshatin Cërmjan, komuna e Gjakovës, me qëllim të zvogëlimit të dhunës në shkolla. Me këtë, numri i shkollave të pajisura me kamera vëzhgimi nga Misioni i OSBE-së shkon në gjithsejtë 15.

Projekti është pjesë e përpjekjeve të Misionit për të mbështetur iniciativat e sigurisë në bashkësi që ndërmerren nga komitetet lokale të sigurisë publike (KLSP). Anëtarët e KLSP-ve kanë identifikuar dhunën në shkolla si problem të vazhdueshëm.


“Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, po punojmë vazhdimisht për të promovuar konceptin e policimit në komunitet dhe për të mbështetur KLSP-të në zbatimin e projekteve të sigurisë në mbarë Kosovën. Projekti pasqyron shqetësimet e prindërve dhe udhëheqësve të komunitetit. Shpresojmë që kamerat të kontribuojnë për mjedis më të sigurt shkollor për nxënësit dhe mësuesit “, tha Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Misioni i OSBE-së planifikon të vazhdojë me instalimin e kamerave të vëzhgimit edhe në shkolla tjera në Kosovë gjatë vitit 2019.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ai mbështet forumet e sigurisë në bashkësi për të kontribuar në rend, siguri dhe cilësi të jetesës në bashkësitë lokale dhe në të gjitha rajonet policore, përmes ngritjes së kapaciteteve dhe dhurimit të pajisjeve përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori