Misioni i OSBE-së në Kosovë po mbështetë edukimin për të drejtat e njeriut përmes trajnimit të ca prej të rinjve të shumtë që kanë përfituar nga programet e mëparshme të Misionit.
Ky hap shënon një lëvizje nga praktika e deritanishme e mbajtjes së trajnimeve nga ana e OSBE-së tek një grup të rejash dhe të rinjsh të talentuar të cilët do ta përdorin ekspertizën e tyre në edukimin për të drejtat e njeriut për planifikim dhe realizim të aktiviteteve të propozuara nga Misioni dhe partnerë të tjerë institucionalë.
Që nga viti 2015, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka trajnuar më se 2000 të rinj me prejardhje e përgatitje të ndryshme në fushën e edukimit për të drejtat e njeriut, shkathtësive të moderimit dhe të nxënit ndërkulturor. Si rezultat i këtyre trajnimeve, Misioni ka identifikuar një grup bazë pjesëmarrësish të cilët kanë treguar gatishmërinë për t’u bërë edukatorë joformalë, duke shtruar kështu rrugën drejt formimit të një grupi trajnuesish.
“Kur fuqizojmë rininë, fuqizojmë të ardhmen” – tha Shqiponjë Kodraliu lidhur me përvojën e saj si pjesëtare e grupit të trajnuesve. “Shkëmbimi i përvojave me profesionistë të tjerë me përgatitje të ndryshme më ndihmon të zhvillohem profesionalisht dhe kontribuon në vendosjen e një standardi më të lartë për trajnuesit,” – shtoi ajo.
“Të rinjtë kanë qenë gjithnjë bosht i ndryshimeve të vërteta në shoqëri. Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka njohur prej kohësh rolin e të rinjve si katalizatorë për paqe dhe siguri. Ne do të vazhdojmë së fuqizuari të rejat dhe të rinjtë për të ndërmarrë iniciativa që do të ndikojnë pozitivisht dhe do t’i formësojnë komunitetet e tyre” – deklaroi zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl.
Javën që shkoi, pjesëtarët e grupit të trajnuesve realizuan aktivitetet e tyre të para për Misionin, gjersa shumë tjera janë planifikuar në muajt në vijim. Një nga aktivitetet kishte në fokus trajnimin e studentëve të juridikut nga Kosova mbi praktikën gjyqësore mbi të drejtat pronësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë aktivitet të parë bashkëpunues, Besnik Beqaj, pjesëtar i grupit të trajnuesve, i informoi studentët rreth Gjykatës dhe qasjes së saj ndaj të drejtave pronësore, përfshirë ato të komuniteteve joshumicë.
“Një profesori i imi më pati thënë njëherë se ne lartësohemi duke i lartësuar tjerët. Unë e shoh këtë potencial në grupin e trajnuesve të OSBE-së” – tha Besniku.
Duke i marrë për bazë reagimet pozitive të pjesëmarrësve në trajnim, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë që t’i punësojë pjesëtarët e grupit të trajnuesve për të punuar me të rinjtë në avancimin e shkathtësive dhe njohurive të tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët