LAJMI I FUNDIT:

Misioni i OSBE-së mbështet profesionistët e kujdesit shëndetësor në reagimet ndaj rasteve të dhunës në familje

Misioni i OSBE-së mbështet profesionistët e kujdesit shëndetësor në reagimet ndaj rasteve të dhunës në familje

Seria prej pesë punëtorive për punonjësit e sistemit shëndetësor, të mbajtura në rajone të ndryshme të Kosovës, për të identifikuar, referuar dhe trajtuar viktimat e dhunës familjare, të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u përmbyll më 8 maj 2017.

Punëtoritë ishin të organizuara bashkërisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës dhe synimi i tyre ishte forcimi i reagimit të punonjësve të sistemit shëndetësor në raste të dhunës familjare.


Rreth 102 mjekë dhe infermierë nga spitalet rajonale, emergjencat dhe qendrat kryesore të mjekësisë familjare, si dhe përfaqësues të Njësive kundër Dhunës në Familje të Policisë së Kosovës nga Peja, Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Gjakova, diskutuan për rolin dhe përgjegjësitë e profesionistëve të shëndetësisë në zbatimin e procedurave standarde të veprimit (PSV) për mbrojtje nga dhuna në familje dhe obligimet e tyre ligjore.

“Monitorimi ynë ka treguar që punonjësit e shëndetësisë nuk ishin trajnuar se si t’i identifikojnë, referojnë dhe trajtojnë viktimat e dhunës në familje. Prandaj, organizuam pesë punëtori këtë vit dhe pesë të tilla në vitin 2016 për t’i studiuar më mirë PSV-të dhe për të qartësuar rolet dhe përgjegjësitë e secilës palë në adresimin e rasteve të dhunës në familje”, tha Valentina Bejtullahu nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Meqë mjekët dhe infermierët janë shpesh vija e parë e ofrimit të shërbimeve, është jetike që ata të jenë në gjendje t’i referojnë rastet potenciale të dhunës në familje tek institucionet relevante, gjegjësisht në Policinë e Kosovës, dhe të lëshojnë raporte mjekësore profesionale që mund t’ju ndihmojnë më vonë viktimave në procedura gjyqësore. Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë për të regjistruar të gjitha shenjat që tregojnë për dhunë në familje”, tha Bejtullahu.

Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e viktimave; mënyrat për të përmirësuar mekanizmat e referimit, duke pasur parasysh të drejtat e mundshme të viktimave për konfidencialitet dhe obligimin ligjor për raportimin e rasteve të dhunës në familje; dhe sfidat me të cilat ballafaqohen profesionistët e sistemit shëndetësor, të cilët i raportojnë rastet e dhunës në familje.

Një tjetër temë që u diskutua ishte edhe nevoja për t’i ofruar trajtim psikosocial personave që ushtrojnë dhunë në familje.

Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka në mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni monitoron rregullisht zbatimin e kornizës ligjore dhe të politikave që kanë të bëjnë me dhunën në familje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori