LAJMI I FUNDIT:

Misimi: Mbytja në det ndodhë kur pushuesit tentojnë të largohen në drejtim të dallgëve (Video)

Misimi: Mbytja në det ndodhë kur pushuesit tentojnë të largohen në drejtim të dallgëve (Video)

Trajneri i notit, që njëherësh është duke ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin e Lubjanës në not, Fatmir Misimi, ka theksuar se paniku dhe humbja e kontrollit, në momentet kur dallgët e detit rriten, është njëri prej shkaqeve kryesore që i çon njerëzit drejt vdekjes në det.

Në një intervistë për Telegrafin Misimi ka sqaruar për mënyrën se si duhet gjendur në situatë kur para nesh janë valët e mëdha të detit, duke theksuar se duhet “me tentu me u largu nga kanali që krijohet mes valëve’, sepse ai të tërheq në brendësi të ujit”.

“Mos tentoni të ktheheni prapa, respektivisht të dilni në breg. Duhet me ik anash – djathtas ose majtas. Fuqia e valës, është me madhe se e cilitdo njeri”, ka thënë Misimi.


Ai, duke përshkruar situatën nga e cila shumë njerëz po e humbin jetën në bregdetin shqiptar, ka theksuar se “nga dy valë që i kemi anash, e të cilat më pastaj bien në bregun e detit, krijohet një kanal në mes tyre, dhe e merr personin me vete”.


Ilustrim: Kanali që krijohet mes dy dallgëve të detit

“Varësisht prej intensitet – nëse vala është e madhe – ka tërheqje më të madhe. Personat duhet me i njohtë teknikat e notit që të shpëtohet nga ky kanal. Njerëzit duhet të notojnë në anën në kundërt që të kthehen të bregu. Në duhet të notojmë djathtas ose majtas. Gjithsesi nuk duhet më pas panik në këto raste”, ka shtuar Misimi./Telegrafi/

Trajneri i notit, Fatmir Misimi, tregon se çfarë duhet të bëni në rast të rrezikut nga valët e detit (Video)
Lexo po ashtu Trajneri i notit, Fatmir Misimi, tregon se çfarë duhet të bëni në rast të rrezikut nga valët e detit (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori