Mishi i bardhë i cili shkrihet në gojë: Mund të imagjinoni ndonjë ushqim më të mirë?

Një pjatë shumë e veçantë, e shijshme dhe me vlera të larta ushqyese Përbërësit:- 500 g mish të bardhë gjeldeti, - 4 dl jogurt, - 100 g djathë trapista, - 100 g thërrmija buke, - 2 lugë majdanoz, - Piper, - Kripë sipas shijes, - Pak vaj.Përgatitja:
Djathin trapista grijeni në rende në grimca të trasha, majdanozin grijeni imët, ndërkaq mishin priteni në pjesë të holla (bërxolla).
Në një enë të përshtatshme përzieni djathin, majdanozin dhe thërrmijat e bukës.
Bërxollat bëni me piper dhe kripë sipas shijes, lyejeni me jogurt dhe rrotullojeni në djathin e grirë.
Enën rezistuese ndaj zjarrit lyejeni me vaj, rendisni bërxollat e përgatitura, pjesën e mbetur të jogurtit dhe përzierjen për pjekje qitjani sipër dhe mbulojeni me folie alumini.
Piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë rreth 20 minuta.
Hiqni folien e aluminit dhe lini bërxollat të piqen.
Servireni bashkë me perime sipas zgjedhjes edhe sallatën e gjelbër.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.

















































