“Djaloshi im” ishte kënga e cila e bëri të njohur këngëtaren Mirsa Kërçeli, me të cilën morri pjesë në festivalin "Kënga Magjike" dhe fitoj një çmim. Interpretimi saj ishte aq mbresëlënës sa dhe sot e kësaj dite kënga vazhdon të pëlqehet. Mirsa që atëherë ka realizuar klipe të reja, ndër të cilat më i fundit është ai i këngës "Buzë mbi buzë", një bashkëpunim me Genc Prelvukajn e grupit "Etno Engjujt". Në këtë intervistë Mirsa flet për klipin e saj të fundit, për marrëdhëniet me muzikën dhe tregon se është e dashuruar.
Klipi juaj i fundit "Buzë mbi buzë" është tepër i veçantë dhe i këndshëm. Si lindi ideja për të bashkëpunuar me Genc Prelvukajn?
Mirsa: Më vjen mirë që kënga është pëlqyer, kam marrë përgjithësisht komente pozitive nga njerëzit… Përsa i përket pyetjes suaj, mund të them se unë kam punuar për krejt albumin e fundit me Gencin, kështu që ky bashkëpunim nuk është një rastësi.
Pse zgjodhe t’ia bëje pikërisht kësaj kënge klipin?
Mirsa: Sepse i përket një rryme muzikore e cila është shumë nç mode kohët e fundit. Ndonëse s’ka shumë kohë që kënga transmetohet, ajo është bërë popullore dhe un kisha nevojë pikërisht për diçka të tillë.
Kam vënë re se kohët e fundit kerealizuar disa bashkëpunime. Çfarë ju tërheq tek ai që e përzgjidhni për duet?
Mirsa: Un personalisht e pëlqej punën e Gencit, ndërsa për artistët tjerë, s’di çfarë të them… Genci nuk është thjesht një reper, por ai është një kantautor i talentuar, që ka realizuar këngë të bukura për shumë prej kolegëve.
Ju shohim tek klipi me një pamje të ndryshme nga herët e tjera… Kush është kujdesur për pamjen tënde të jashtme në këtë klip?
Mirsa: Përgjithësisht, idetë për çdo gjë i kam pasur të miat, por kam pasur nevojë për ndihmë dhe për këtë, falënderoj mamanë time. Ajo me ka qëndruar pranë gjithmonë, edhe kësaj here. Kurse përsa i përket trukimit, unë kam një grimiere personale, Minkën e cila di gjithmonë t’i vë në jetë sugjerimet dhe idetë e mia.
Në këngë vajza gjen djalin me një tjetër, pra, zbulon një tradhti… Të ka ndodhur në jetën e vërtet të të tradhëtojnë?
Mirsa: Jo, tradhtinë s’e kam përjetuar kurrë, as nuk besoj që do ta përjetoj ndonjëherë në jetën time, sepse di mirë t’i nuhas personalitetet e njerëzve dhe nuk do rrija kurrë me dikë që s’do më qëndronte dot besnik.
Çfarë do kishe bërë përballë një situate tradhtie? Do ishe kthyer apo do të kishe vazhduar jetën tënde qetë?
Mirsa: Do ta kisha kaluar atë situate pa problem, edhe pse siç të thashë pak me lart, dyshoj se mund të gjendesha përpara një situate të ngjashme. Jam tip që i paraprij gjërave duke mos u ngatërruar fare me njerëzit e gabuar.
Kohët e fundit industria muzikore dhe e klipeve është zhvilluar së tepërmi, por a do të thotë kjo se sot bëhen këngë më të bukura se dikur?
Mirsa: Është e vërtet që industria e muzikës dhe teknologjia botërore në përgjithësi është zhvilluar shumë, gjë që ndihmon në çdo fushe të jetës. Kushtet e mira teknike lehtesojnë goxha punën, mirëpo këngë të bukura ka pasur gjithmonë, pasi arti i mirëfilltë nuk njeh as kohë as kufi.
Kur dhe si ke hyrë në rrugën e muzikës?
Mirsa: Kam filluar të këndoj që fëmijë, por pjesëmarrja në spektaklin e njohur “Ethet e së premtes” apo çmimi që mora në një nga edicionet e “Këngës magjike” ishin në fakt hapat e parë të mirëfilltë drejt skenës. Jam shumë e lidhur me këngën dhe po investoj dhe punoj shumë që të ecë përpara.
Cila ka qenë këngëtarja jote e preferuar, të cilën e ke pasur qejf që e vogël dhe ke dashur që një ditë të bëhesh si ajo?
Mirsa: Anastacia ka qenë gjithmonë idhulli im, që prej fëmijërisë.
Perveç muzikës, ke pasur të tjera ëndrra kur ishe fëmijë?
Mirsa: Muzika dhe vallëzimi kanë qenë pasionet e mia të fëmijërisë dhe jam e lumtur që sot kam arritur të realizoj njërin prej këtyre pasioneve. Edhe kërcimi është diçka që e bëj me kënaqësi kur duhet në klipe.
Çfarë tipi ke qenë e vogël? Si do ta kishe përshkruar veten kur ishe fëmijë?
Mirsa: Thonë se kam qenë fëmijë shumë i hareshëm, shumë gazmor dhe se i kam dashur shumë kafshët. Edhe tani kështu jam, e hareshme dhe gazmore por jo të gjitha kafshët i kam përzemër (qesh).
Kanë mbetur shumë tipare të "Mirsës femijë" te "Mirsa e rritur"?
Mirsa: Siç thashë dhe pak më lartë, vazhdoj të jem tip i qeshur dhe i adhuroj kafshët. Ka diçka brenda nesh që mbetet gjithmonë fëmijërore dhe kjo është diçka e mirë. Është bukur të rritesh, por sa më shumë rritesh aq më tepër seriozitet merr dhe mua s’më pëlqen kjo gjë. Përsa i përket dëshirës për t’u argëtuar dhe për ta shijuar jetën, kam mbetur fëmijë. E përgjegjshme jam, por nga ana tjetër, i plotësoj vetes çdo dëshirë.
Ke rënë ndonjëherë në dashuri?
Mirsa: Po aktualisht jam e dashuruar.
Çfarë përfaqëson kjo ndjenjë për ty?
Mirsa: Dihet se dashuria është ëmbëlsira më e kërkuar nga njeriu, pra dhe për mua kjo ndjenjë ka qenë si ëmbëlsira.(Qesh)
Përveç muzikës me çfarë merresh tjetër?
Mirsa: Jam studente në fakultetin e drejtësisë, në vit të dytë.
Ke ndërmend të marrësh pjesë në ndonjë festival tani afër?
Mirsa: Tani për tani, jo por nuk jam kundra festivaleve. Kam mbetur gjithmonë e kënaqur prej tyre dhe do t’u rikthehesha me kënaqësi. Vetëm se për momentin kam të tjera plane.
Pra, ti i beson festivaleve dhe nuk mendon se aty çmimet jepen me mik?
Mirsa: U besoj festivaleve mesatarisht, jo plotësisht. Megjithatë, nuk i kam problem fare çmimet, rëndësi ka që publiku të me dojë.
Ke bërë pushime këtë verë apo më tepër ke punuar?
Mirsa: Jo, me tepër kam punuar por s’më vjen keq për këtë pasi edhe mua me fal shumë kënaqësi.
Tradhtia…
Një i kuq buzësh në cepin e këmishës se tij… Si do kishe Mirsa: reaguar? A është kjo shenjë e sigurt që po të tradhton?
Mirsa: Jo, do të mendoja se e ka përqafuar nëna ose motra.
Ka filluar të kthehet vonë natën, me preteksin se punon deri vonë. I beson apo merr një hulumtues privat për të zbuluar se pse vonohet?
Mirsa: I besoj, nuk jam aq paranoike sa të marr një investigues privat. (Qesh)
Ai s’të thotë fjalë të ëmbla aq shpesh sa dikur dhe s’të përkëdhel më. Kjo tregon se ka gjetur një vajzë tjetër?
Mirsa: Do të bisedoja me të në mënyrën më njerëzore të mundshme për të kuptuar se cili është problemi… Nëse një çift ka hequr dorë nga sjelljet romantike, kjo s’do të thotë se patjetër njëri prej tyre po tradhton. Por dhe sikur të ishte kështu, çdo problem e ka një zgjidhje.
Atij i vjen era parfum femrash. Është kjo një shenjë se po të tradhton?
Mirsa: S’do reagoja fare në një rast të tillë.
Këtë vere nuk shkuat fare me pushime por ai thotë se ka ik 15 ditë pushime me "shokët". I beson apo po të duket se po të tradhton?
Mirsa: I besoj plotësisht, s’ka arsye pse të më gënjejë.
Dhe për ta mbyllur. Kur gjendesh në një situate kur i dashuri të tradhton, çfarë mendon?
Mirsa: “Punë e madhe që s’jemi më bashke… heeej… do të gjej një tjetër” (vargje nga kënga e saj). Nuk do mendoja kurrsesi se jeta ime mori fund./shqiperia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?