Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku po tregon një formë të lartë në elitën e futbollit rus dhe këtë e dëshmoi edhe në fitoren e fundit të Rubin Kazanit.

Klubi rus sot (e premte) u përball me Akron në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Rusisë, ndeshje të cilën e fituan me rezultat komod 3-0.


Një prej më meritorëve në këtë sfidë ishte padyshim Mirlind Daku i cili realizoi dy gola për t’i dhuruar tri pikë të reja ekipit të tij.

Daku fillimisht shënoi në minutën e 10-të për t’i dhënë Rubin Kazanit epërsinë prej 1-0, teksa golin e dytë e gjeti vetëm 10 minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 20-të për 2-0.

Për këta dy gola dhe paraqitjen e tij në përgjithësi, Daku u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 9.4.

Përveç golit të shënuar Daku pati edhe pesë driblime të kompletuara, pesë pasime kyçe, 10 duele të fituara dhe dy ndërhyrje.

daku 1

Pas kësaj ndeshje 26-vjeçari shkon në kuotën e tetë golave të realizuar pas dhjetë ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe tri asistime.

Kujtojmë se në këtë takim për Rubin Kazanin u paraqit edhe mesfushori shqiptar Dardan Shabanhaxhaj i cili luajti rreth 80 minuta./Telegrafi/

telegrafi sport app