Një 37-vjeçar shqiptar, i cili ka tentuar të vrasë veten brenda qendrës së emigrantëve Brook House, në Gatwick të Britanisë së Madhe, raportohet se ka ndërruar jetë një javë më pas në spital.
The Guardian sqaron se emigranti i paligjshëm nga Shqipëria ndërroi jetë të premten në spitalin East Surrey, ku ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pasi kishte tentuar të vetëvritej brenda kampit të emigrantëve.
Të shtunën në mëngjes, Home Office konfirmoi vdekjen e 37-vjeçarit, ndërsa policia, mjeku ligjor dhe avokati i popullit për burgjet dhe shërbimet e provës kanë nisur hetimet për rastin.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen dhe miqtë e personit që ka vdekur. Mirëqenia e të gjithë atyre në kujdesin tonë është e një rëndësie të madhe. Çdo vdekje në paraburgimin e imigracionit është një ngjarje tragjike dhe do t’i nënshtrohet hetimit nga policia, mjekësia ligjore dhe avokati i pavarur i burgjeve”, tha një zëdhënës i Home Office.
Ndërkohë, pas përpjekjes së 37-vjeçarit për të vrarë veten dhe tentativës për vetëvrasje të një shqiptari të dytë, një protestë u organizua në qendrën Brook House, e cila së fundmi ka qenë objekt i një hetimi publik për kushtet në të cilat mbahen emigrantët e paligjshëm.
Burri i dytë që tentoi vetëvrasjen sipas Guardian u deportua menjëherë për në Shqipëri, por u kthye sërish në Britani pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.
Home Office më pas e ktheu atë sërish në qendrën Brook House pasi ra dakord të shtynte dëbimin e tij nga Britania. Raporti i një psikologu i parë nga Guardian i kërkon Home Office që të kryejë një vlerësim të plotë klinik përpara se të vazhdonte me dëbimin e shqiptarit.
“Dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë në dëm të pariparueshëm për mirëqenien e tij psikologjike dhe fizike”, thuhet në raport.
Sakaq, një i burgosur shqiptar i përfshirë në protestën brenda qendrës së emigrantëve tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i deportuar në Shqipëri.
“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në Mbretërinë e Bashkuar sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz”, tha ai.
Esme Madill, një avokate në Njësinë Ligjore të Fëmijëve Emigrantë dhe Refugjatë me bazë në Qendrën Juridike Islington, tha se lajmi për vdekjen e 37-vjeçarit kishte krijuar frikë tek shqiptarët që kërkonin strehim në Britani.
“Ky rast ka pasur ndikim të vërtetë tek viktimat e reja dhe të pambrojtura shqiptare të trafikimit me të cilët punojmë, të cilët kanë frikë nga mungesa e mbikëqyrjes gjyqësore dhe besojnë se kjo është ajo që i pret. Ne jemi vërtet të shqetësuar që përcaktimi aktual i Shqipërisë si një vend i sigurt nga Ligji i Migracionit të Paligjshëm po rrit ndjenjat e dëshpërimit tek të rinjtë me të cilët punojmë dhe kemi frikë se incidente të tilla mund të bëhen më të zakonshme”, tha ajo./A2 Cnn
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk