LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë për Tetovën” kërkon sqarime për refuzimin, Regjistri Qendror citon ligjin për gjuhët

“Më mirë për Tetovën” kërkon sqarime për refuzimin, Regjistri Qendror citon ligjin për gjuhët

Regjistri Qendror, pas më shumë se një jave nga reagimi i organizatës “Më mirë për Tetovën”, për mos pranimin e aplikimit të tyre në gjuhën shqipe, ktheu përgjigje. Por, në vend të sqarimit përse është refuzuar aplikimi i tyre, Regjistri citon nene nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

“Të gjitha procedurat udhëhiqen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj dhe në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e saj, nëse personi që merr pjesë në procedurë është pjesë e atyre që flasin gjuhën e qytetarëve që e flasin të paktën 20 për qind. Fletëparaqitje e lëshuar për regjistrimin e shoqatës në fjalë, nuk është refuzuar, por për të njëjtën pala është njoftuar për plotësimin e saj” -shkruan në përgjigjen e Regjistrit Qendror të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Regjistri Qendror.


Por organizata “Më mirë për Tetovën”, thotë se përgjigjja që ka marr ajo flet ndryshe. Ata kanë kërkuar reagimin e inspektoratit shtetëror për këtë çështje.

“Atë përgjigje që ju zyrtarisht e keni marrë është krejtësisht në kundërshtim me përgjigjen që na u dha neve, për atë se përse nuk mund të regjistrojmë shoqatë në gjuhën shqipe, u arsyetuan se kanë probleme teknike. Nga kjo shohim se nuk ka organizim tek ata dhe nuk dinë se si të përgjigjen, sepse e shohin që çdo vendim pas këtij hapi do jetë kundër Ligjit. Ajo që më habit është se nuk ka asnjë reagim apo përgjigje nga inspektorati për zbatimin e gjuhës, që është brengosëse, sepse jo vetëm institucionet që udhëhiqen vetëm nga pala maqedone bëjnë pengesa por nuk ka interesim as tek institucionet tona që të zbatohet Ligji si duhet”, deklaroi Elmedina Abdullahi. Më mirë për Tetovën.

Ndryshe, javë më parë, “Më mirë për Tetovën” tentuan të regjistrohen në regjistrin qendror si Shoqatë jo qeveritare, por ky tentim i tyre u refuzua, me arsyetimin se, aplikimi është bërë në gjuhën shqipe, ndërsa sistemi për gjuhën shqipe ka probleme teknike. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori