Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot është miratuar Projektligji për bankat, i cili synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Kosovë në funksion të nxitjes së një sistemi sa më të qëndrueshëm financiar.
Po ashtu, përmes këtij projektligji rregullohen kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizmin dhe menaxhimin e shëndoshë të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen, përmbylljen dhe likuidimin e tyre.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky projektligj përcakton masat përmirësuese dhe gjobat administrative që lidhen me procesin e rimëkëmbjes, përmbylljes dhe likuidimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja.
“Ky projektligj synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Republikën e Kosovës në funksion të nxitjes së një sistemi sa më të qëndrueshëm financiar, duke siguruar një nivel të duhur të mbrojtjes së interesave të depozitorëve.
Gjithashtu përmes këtij projektligji rregullohen kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizmin dhe menaxhimin e shëndoshë të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen, përmbylljen dhe likuidimin e tyre. Projektligji në fjalë përcakton edhe masat përmirësuese dhe gjobat administrative që lidhen me procesin e rimëkëmbjes, përmbylljes dhe likuidimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja…
Ligji parashihet që të zbatohet vetëm për subjektet që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare por nuk zbatohet për institucionet mikrofinanciare dhe ato jo bankare të cilat është paraparë që të rregullohen me ligj të veçantë”, tha Murati.
Ai potencoi se me miratimin e këtij ligji janë rritur kërkesat për kapitalin themeltar për bankat në 10 milionë euro nga 7 sa ishte me ligjin në fuqi.
“Janë rritur kërkesat për kapitalin themeltar për bankat në 10 milionë euro nga 7 sa ishte me ligjin në fuqi. Janë vendosur limite konkrete lidhur me transaksionet për personat të ndërlidhur me bankën dhe grupet e personave të ndërlidhur…Janë hartuar parimet për mbrojtjen e konsumatorit dhe shpalosjen e kushteve të afarizmit të bankave dhe është shtuar kapitulli i veçantë që rregullon rimëkëmbjen apo edhe përmbylljen e bankave në rast se është e nevojshme”, potencoi Murati. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri