LAJMI I FUNDIT:

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar me Kroacinë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar me Kroacinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të së premtes, ka miratuar disa marrëveshje dhe rregullore, ndër to edhe Rregulloren e Rezultateve në Punë në Sektorin e Shëndetësisë.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut për zbatimin e marrëveshjes së tyre dypalëshe në lidhje me bashkëpunimin për zhvillim.

Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.


Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u miratuan
Lexo po ashtu Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u miratuan

Qeveria ka miratuar edhe disa vendime tjera të rëndësishme./Telegrafi/